Ka nisur sezoni i ngrohjes në Prishtinë, Rama: Synohet zgjerimi i rrjetit të Termokosit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka nisur sezoni i ri i ngrohjes në kryeqytet.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka njoftuar se ka zhvilluar një takim në ndërmarrjen publike “Termokos”, ku është diskutuar për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes dhe rritjen e kapaciteteve, me synimin që shërbimi të përfshijë sa më shumë qytetarë.
Sipas Ramës, nga gjithsej 25 mijë pika furnizimi, 17 mijë prej tyre tashmë janë të pajisura me matës.
Ai ka theksuar se ky proces duhet të vazhdojë, krahas punës për realizimin e projektit “Solar for Kosovo”.
“Procesi duhet të vazhdojë, njësoj si puna për projektin madhor ‘Solar for Kosovo’, sepse Kryeqytetin e transformojmë me projekte konkrete dhe bashkëpunim të fortë”, ka shkruar Rama.
