Juventusi e mposht Napolin me golin e Aljabegovicit, asiston Edon Zhegrova
Juventusi ka marrë pikët e plota në shtëpi ndaj Napolit, në kuadër të xhiros së 10-të në Serie A.
“Bianconerët” moren një triumf të madh falë fitores me rezultat 2-0, sfidë që faktikisht e dominuan nga fillimi.
Napoli e nisi më mirë për të pasur një mundësi të mirë shënimi përmes Lorenzo Lucca, por ky i fundit dështoi ta finalizonte.
Juventusi pastaj krijoi dy mundësi të mira me McKennie dhe Cabal, por shtylla e shpëtoi ekipin mysafir.
E tëra ndeshja filloi të ndryshonte me inkuadrimin e yllit të Kosovës, Edon Zhegrova. Anësori fillimisht e dribloi mbrojtësin Oliviera, pastaj asistoi te Kerim Aljabegovic, i cili me një goditje nga distanca e la portierin mysafir të shtangur (70’).
Vetëm pesë minuta më vonë, situata për Napolin u vështirësua kur Luca Marianucci mori kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë u përjashtua, duke lënë ekipin me një lojtar më pak.
Fitoren e Juventusit e vulosi Jeremie Boga, i cili realizoi një tjetër supergol nga distanca (87’).
Vlen të ceket se në këtë sfidë u inkuadrua në pjesën e dytë edhe Amir Rrahmani, i cili ishte i sëmurë dhe nuk arriti të shërohet me kohë për të luajtur nga minuta e parë.
Juventusi me këtë fitore shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e shtatë, ndërsa Napoli bie në pozitën e tetë me 14 sosh.
