TË FUNDIT

Jotova fiton zgjedhjet presidenciale në Bullgari

Ilijana Jotova është fituese e zgjedhjeve presidenciale në Bullgari, sipas rezultateve të numërimit paralel të votave nga agjencia “Alpha Research”, të publikuara nga Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT).

Sipas rezultateve nga 100% e mostrës së përpunuar të numërimit paralel, deri në orën 20:00 sipas kohës lokale, Jotova dhe kandidati për nënpresident, Kiril Vëlçev, kanë siguruar 57,4% të votave.

Kundërkandidatët e tyre, Andrej Gjurov dhe Georgi Kandev, kanë marrë 39,6% të votave.

Rezultatet bazohen në numërimin paralel dhe jo në rezultatet përfundimtare zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *