Jensen Huang shpreh gatishmërinë për t’u rikthyer në krye të Nvidia-s
Jensen Huang ka deklaruar se është i gatshëm të rikthehet në pozitën e drejtorit ekzekutiv të gjigantit të çipave Nvidia, në deklaratën e tij të parë publike që nga dorëheqja e së enjtes së kaluar.
Huang dha dorëheqje pas raportimeve për një lidhje jashtëmartesore me një person të dyshuar si spiune kineze, transmeton Telegrafi.
“Nëse bordi i drejtorëve vlerëson se rikthimi im është në interesin më të mirë të aksionarëve, punonjësve, kompanisë dhe Amerikës, do të ishte nder për mua t’u përgjigjesha këtyre thirrjeve dhe të rikthehesha si drejtor ekzekutiv”, deklaroi Huang në një reagim për mediat amerikane.
Fushata për rikthimin e bashkëthemeluesit të Nvidia-s, i cili e udhëhoqi kompaninë për 33 vjet, mori hov gjatë fundjavës. Edhe presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të hënën se do të ishte i hapur ndaj rikthimit të tij.
Megjithatë, bordi i drejtorëve të Nvidia-s ka bërë të ditur se po shqyrton kandidatë të brendshëm dhe të jashtëm për këtë pozitë. Të hënën, bordi deklaroi se nuk kishte ndërmend ta rikthente Huangun në krye të kompanisë. /Telegrafi/
