“Janë radikalizu” – Reagon Bajqinovci “godet” analistët
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, sa i përket situatës me seancën për zgjedhjen e presidentit që u mbajt sonte në Kuvend.
Në një postim publik, Bajqinovci ka kritikuar ashpër disa analistë dhe pjesëmarrës në studio televizive, për të cilët tha se kanë kaluar në retorikë të rrezikshme.
“Kokan nxeh disa të gjithdijshëm në studio televizive. Paskan kaluar në thirrje për dhunë. Qenkan radikalizu”, ka shkruar ai.
Ky reagim vjen në një kohë tensioni politik, pasi në Kuvendin e Kosovës u mbajt seanca për zgjedhjen e presidentit, e cila u pritet të vazhdojë edhe nesër.
