TË FUNDIT

​Ja të të hyrat dhe shpenzimet e Qeverisë në tremujorin e dytë

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2026 ishin 974.7 milionë euro, ndërsa të hyrat në TM2 2025 ishin 972.6 milionë euro.

Sipas ASK-së, pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67% të gjithsej të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 18%, aktivet dhe detyrimet financiare 7%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave.

Gjithashtu sipas ASK-së, gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2026 ishin 997.9 milion euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2025 ishin 784.9 milionë euro.

Po ashtu sipas ASK-së, pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet me 36%, kompensimi i punëtorëve me 24%, konsumi i ndërmjetëm 13%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *