POLITIKATË FUNDIT

Ja kush duhet të jetë figura për kryeministër të një qeverie të përkohshme, flet Spahiu?

Analisti dhe profesori kosovar, Nexhmedin Spahiu, ka propozuar formimin e një qeverie të tranzicionit në Shqipëri me në krye ish-kryeministrin Pandeli Majko, me qëllim kalimin e krizës aktuale politike dhe përgatitjen e vendit për zgjedhje të parakohshme parlamentare, përcjell INA.

Sipas Spahiut, figura e Majkos përfaqëson përvojën e nevojshme shtetërore për të menaxhuar situata komplekse, ndërsa propozon që kabineti i ri qeveritar të gjithëpërfshijë përfaqësues nga të gjitha forcat politike të përfaqësuara në Kuvend.

“Pandeli Majko duhet të bëhet kryeministër i përkohshëm i Shqipërisë deri në zgjedhjet e parakohshme kombëtare. Ai ka përvojën e duhur në situata krizash. Ka qenë kryeministër në kohën e luftës së Kosovës, ka luajtur rol shtensionues në vitin 1997 dhe mbi të gjitha ka qenë kryeministri më i ndershëm në 80 vitet e fundit. Ministrat do të duhej t’i zgjedhte vetë Majko nga të gjitha partitë e përfaqësuara në Parlamentin shqiptar”, ka deklaruar Spahiu.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *