Iu thye këmba gjatë protestës, 19-vjeçari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
19-vjeçari me inicialet L.B., i cili mbeti i lënduar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, i është nënshtruar me sukses ndërhyrjes kirurgjikale, raporton tch.
I riu pësoi thyerje të këmbës, pas goditjeve të marra nga efektivët e Policisë, ndërsa për ngjarjen janë pezulluar katër punonjës policie.
I riu mbeti i lënduar gjatë përplasjes me efektivët e Policisë, ndërsa pamjet e dhunës ndaj protestuesve kanë shkaktuar reagime dhe kanë rikthyer vëmendjen te mënyra se si u menaxhua protesta.
Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen, janë pezulluar pesë punonjës policie.
