Ish-ministrja e Thaçit që u bë zgjidhja e Kurtit
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kaluan vite duke treguar se sa shumë i ndan politika.
LVV-ja, madje, ndërtoi një pjesë të identitetit të saj politik mbi kritikat ndaj qeverisjeve të PDK-së.
Megjithatë, kur u përballën me mundësinë e zgjedhjeve të reja, dy rivalët gjetën një emër të përbashkët: Justina Shiroka Pulën, ish-ministre e PDK-së, të cilën LVV-ja e propozoi për presidente.
Kompromisi u arrit në orët e fundit të afatit për zgjedhjen e kreut të shtetit dhe përfshiu edhe një çështje tjetër: ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat PDK-ja i kishte propozuar dhe LVV-ja kishte shprehur dyshime për efektet e tyre.
Në fund, Shiroka Pula u zgjodh presidente me 81 vota, ndërsa ndryshimet ligjore u miratuan me 88 vota.
Por, çfarë e bëri një ish-zyrtare të PDK-së të pranueshme për LVV-në? Dhe, a ishte kompromisi shenjë e afrimit mes dy partive apo thjesht rezultat i interesave që u përputhën në një moment vendimtar?
Nga përplasjet te shtrëngimi i duarve
Më 6 tetor, jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit kërkonin ndryshimin e ligjit që rregullon funksionimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Tensionet ishin të larta pas përleshjeve të një nate më parë, kur policia kishte përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji, ndërsa protestuesit kishin hedhur gurë dhe mjete piroteknike.
Brenda Kuvendit, partitë përballeshin me një tjetër presion: nëse nuk arrinin ta zgjidhnin presidentin, vendi rrezikonte të shkonte në zgjedhje të reja parlamentare – të katërtat në më pak se dy vjet.
Megjithëse LVV-ja kishte nevojë për votat e PDK-së për presidentin, ndërsa PDK-ja për mbështetjen e LVV-së për ndryshimet ligjore, dy partitë vazhdonin të përplaseshin publikisht.
Kryeministri dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, e akuzonte PDK-në se nuk pranonte të takohej për të arritur marrëveshje.
“Përveçse nuk duan bashkëpunim, tash nuk duan as takim. Atëherë, si mund të kërkohet marrëveshje pa takim, pa bisedim, pa bashkëpunim ”, deklaronte Kurti.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e paraqiste ndryshe pengesën.
“Kemi pasur mjaftueshëm takime. Unë në Kuvend kam qenë. Gjithë ditën këtu kam qenë. Por, me takime me ndryshime të qëndrimeve, është problem të arrihet te marrëveshja. Nuk ka seriozitet" , thoshte ai.
Përplasjet nuk i ndalën ofertat.
Brenda pak më shumë se tetë orësh, Kurti doli tri herë para mediave, duke paraqitur emra dhe kushte të ndryshme për marrëveshjen.
Fillimisht propozoi Bekim Sejdiun, më pas Glauk Konjufcën ose Feride Rushitin, duke e lidhur në secilin rast zgjedhjen e presidentit me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen.
Në konferencën e tretë, ai paraqiti një emër tjetër: Justina Shiroka Pula.
“Edhe pse nuk e kemi pasur mundësinë të bisedojmë me zonjën Shiroka Pula, për Partinë Demokratike të Kosovës është një emër i pranueshëm për presidente”, deklaroi Hamza.
Brenda minutash, përfaqësuesit e dy partive shtrënguan duart.
Më vonë, Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore dhe kaloi në zgjedhjen e presidentit. Për këtë pozitë ishin propozuar dy kandidatura: Justina Shiroka Pula dhe Eliza Hoxha.
Shiroka Pula siguroi 81 vota dhe, në minutat e para të 7 tetorit, u betua si presidente e Kosovës.
“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, pa dallim politik, etnik apo shoqëror. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe për përforcimin e institucioneve tona”, deklaroi ajo.
Dy interesa, një marrëveshje
Secila nga partitë e paraqiti marrëveshjen si sukses.
PDK-ja mori mbështetjen për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të cilat kishin qenë ndër kërkesat kryesore të protestuesve pas aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; LVV-ja siguroi zgjedhjen e presidentes dhe shmangu rrezikun e zgjedhjeve të reja.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, pranon se shmangia e një tjetër procesi zgjedhor ishte pjesë e llogaritjeve të tyre politike dhe se partia vazhdon të mbetet skeptike se ndryshimet në Ligjin për Specialen do të ndikojnë në dënimet e ish-krerëve të UÇK-së.
“Natyrisht, në këtë situatë kemi vepruar me besimin se akademike Justina Shiroka Pula do ta kryente me përgjegjësi të lartë mandatin e saj si presidente e vendit. Pra, është një person te i cili kemi besim dhe këtë e dëshmuam edhe me votën tonë” , thotë Nagavci për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
Ajo e arsyeton përzgjedhjen e një ish-zyrtareje të PDK-së me përgatitjen profesionale, integritetin dhe përvojën e saj.
Sipas Nagavcit, Shiroka Pula është e vetëdijshme për përgjegjësinë që të qëndrojë mbi partitë politike.
Vetë presidentja nuk i shpjegoi publikisht rrethanat e kandidimit të saj, përfshirë nëse ishte konsultuar paraprakisht me partitë dhe çfarë e bindi ta pranonte propozimin e Kurtit.
As PDK-ja nuk dha një shpjegim të hollësishëm për arsyet e mbështetjes së saj.
Zyrtarët e kësaj partie nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse kishin diskutuar për kandidaturën e Shiroka Pulës përpara propozimit të Kurtit dhe çfarë e bëri atë të pranueshme.
Megjithatë, emri i saj nuk ishte i ri në diskutimet për Presidencën.
Në mars, kur partitë po kërkonin një pasuese të Vjosa Osmanit, gazeta KOHA raportonte se Shiroka Pula ishte ndër emrat që kishin mbështetje brenda PDK-së për një kandidaturë konsensuale.
Nga Qeveria e Thaçit në Akademinë e Shkencave
Kur u zgjodh presidente, Shiroka Pula kishte më shumë se 12 vjet që ishte larguar nga politika aktive.
Përvoja e saj politike lidhej drejtpërdrejt me PDK-në dhe qeverisjen e Hashim Thaçit.
Nga viti 2008 deri më 2011, ajo drejtoi Ministrinë e Energjisë dhe Minierave, në kohën kur Qeveria po shtynte përpara projektin e termocentralit “Kosova e Re”.
Më pas, deri në vitin 2014, ishte deputete e PDK-së në Kuvendin e Kosovës.
Lidhjen me këtë parti e kishte konfirmuar edhe më 2013, kur u përfol se mund t’i bashkohej nismës së re politike të Fatmir Limajt.
Ajo i mohoi raportimet, duke deklaruar se ishte dhe do të mbetej pjesë e Grupit Parlamentar të PDK-së.
Pas përfundimit të mandatit si deputete, Shiroka Pula iu kthye angazhimit akademik si profesoreshë e ekonomisë.
Në vitin 2016 u zgjodh anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa më 2020 u bë anëtare e rregullt.
Në fund të vitit 2025, ajo u bë gruaja e parë në krye të këtij institucioni.
Sipas analistit politik, Arben Qirezi, distanca e saj nga politika aktive është një nga faktorët që ndihmojnë për ta kuptuar pranueshmërinë e kandidaturës.
“Ka shumë njerëz që kanë të kaluar politike. Ajo nuk vjen nga radhët e PDK-së si presidente e Kosovës, por vjen nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës”, thotë Qirezi për Exposenë.
Ai vlerëson se e kaluara partiake nuk duhet të jetë përcaktuese për emërimin e një personaliteti në një detyrë të rëndësishme publike.
Vlerësim pozitiv për pavarësinë e saj jep edhe Petrit Selimi, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës, i cili e njeh Shiroka Pulën nga koha kur të dy ishin pjesë e PDK-së.
“Nëse dikush mendon se mund ta kontrollojë apo t’i bëjë presion apo ta ndikojë, gabohet, sepse është shumë e pavarur. Ka mendime precize dhe koncize për gjërat. Di të thotë ‘po’ dhe di të thotë ‘jo’ kur duh et”, thotë Selimi për Exposenë.
Megjithatë, ai dyshon se LVV-ja mund ta ketë propozuar Shiroka Pulën nga frika e një rezultati të pafavorshëm në zgjedhje të reja, duke supozuar se partia mund të ketë pasur sondazhe për mbështetjen e saj elektorale.
Kjo mbetet një hipotezë e Selimit dhe jo një motiv i konfirmuar i vendimmarrjes së LVV-së.
A u afruan dy rivalët politikë?
Për Qirezin, marrëveshja nuk duhet interpretuar domosdo si afrim politik mes LVV-së dhe PDK-së.
Sipas tij, ajo u bë e mundur sepse interesat e dy partive u përputhën në një moment të caktuar.
“… edhe të Lëvizjes Vetëvendosje, edhe të Partisë Demokratike të Kosovës. Një përputhshmëri e tillë e interesave dhe e synimeve – me fjalë të tjera, miratimi i Ligjit për Gjykatën Speciale dhe shmangia e zgjedhjeve të parakohshme – ka bërë që këto dy parti të pajtohen për një personalitet më të pranueshëm” , thotë ai.
Në këtë kuptim, zgjedhja e Shiroka Pulës nuk dëshmon se dallimet mes dy partive janë zvogëluar, por se ato ishin në gjendje të bashkëpunonin për dy objektiva konkrete.
Nëse marrëveshja do të mbetet përjashtim apo do të hapë rrugë për bashkëpunim të mëtejshëm, mbetet të shihet.
Selimi mendon se pengesat mes LVV-së dhe PDK-së nuk lidhen vetëm me dallimet politike.
“Nganjëherë problemi nuk ka qenë ideologjik mes PDK-së dhe LVV-së, por më shumë një mosdurim njerëzor, një antagonizëm i ndërtuar ndër vite” , thotë ai.
Sipas tij, ky antagonizëm është ushqyer edhe nga mënyra se si janë trajtuar politikisht ata që kanë qenë pjesë e qeverisjeve të mëparshme: si pjesë e “regjimit të vjetër”.
Nga kompromisi politik te përgjegjësia shtetërore
Për Shiroka Pulën, marrëveshja që e solli në Presidencë tashmë i përket së kaluarës. Përgjegjësia e saj tani është të ushtrojë mandatin në mënyrë të pavarur nga partitë që e zgjodhën.
Kushtetuta e Kosovës e përcakton presidentin si kreun e shtetit dhe përfaqësuesin e unitetit të popullit.
Presidenti përfaqëson vendin brenda dhe jashtë, ka kompetenca në politikën e jashtme dhe përgjegjësi për garantimin e funksionimit kushtetues të institucioneve.
Për Qirezin, aftësia e Shiroka Pulës për të qëndruar mbi ndarjet politike do të jetë një nga provat e mandatit të saj.
“Shpresoj se me zgjedhjen e saj, polarizimet aktuale në shoqërinë kosovare dhe në politikën kosovare do të tejkalohen, nëse zonja Shiroka Pula do ta luajë rolin unifikues që i takon funksionit të presidentit të shtetit ”, thotë ai.
Në vizitën e parë pas marrjes së detyrës, Shiroka Pula zgjodhi tri ndalesa: Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, varrin e presidentit historik, Ibrahim Rugova, dhe atë të veprimtarit Adem Demaçi – tri figura që përfaqësojnë kapituj dhe tradita të ndryshme të historisë politike të Kosovës.
Në pesë vjetët e ardhshëm, roli i saj do të shkojë përtej simbolikës së këtyre vizitave.
Zhvillimet ndërkombëtare, marrëdhëniet e Kosovës me aleatët dhe përpjekjet për forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare pritet ta vendosin atë përballë çështjeve me peshë si politike, ashtu dhe institucionale. / REL
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar mesazhe urimi nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, dhe ai i Kroacisë, Zoran Milanoviç, me rastin e marrjes së detyrës. Presidenti italian, Sergio Mattarella, ka shprehur…
Radimir Dimiq, kryetar i Multietnikës së Kosovës, ka uruar presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e marrjes së mandatit, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e detyrës së saj. Në mesazhin e urimit, Dimiq shprehu shpresën…
Riemërimi i Agron Bajramit në krye të ekipit negociator të Kosovës për dialogun teknik me Serbinë vjen në një kohë kur procesi mbetet i bllokuar dhe nuk ka një afat të qartë për rifillimin e bisedimeve. Njohësit e dialogut…
Sot, po mbahet dita e dytë e edicionit të tetë të Kongresit Ndërkombëtar "Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja" e bëri bashkë Shoqatën e Psikologëve të Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Kryetari i…
Profesori i sigurisë, Avni Islami, ka paralajmëruar për rreziqet që, sipas tij, paraqesin për sigurinë rajonale veprimet dhe politikat e udhëheqjes serbe, duke përmendur sulmin në Banjskë, sabotimin e kanalit Ibër-Lepenc dhe konceptin e…
Kryetari Faton Peci ka përkujtuar Ramadan Kelmendin, në 13-vjetorin e vdekjes së tij, duke vlerësuar kontributin e tij në çështjen kombëtare dhe në ndërtimin e institucioneve të Kosovës. Përmes një postimi në…
Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përmbyllur me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, të realizuar në kuadër të Planit të Bashkëpunimit Dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin…
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se Ambasada e Kosovës ka marrë pjesë në Festivalin e Qytetit Minato, në prefekturën e Tokios, një…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj kritikave të Aleksandar Vuçiqit për bashkimin e partive shqiptare në një listë të përbashkët parlamentare. Kamberi vlerëson se shqetësimi i Vuçiqit…
Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka reaguar ndaj deklaratës së Ivica Daçiqit se flamuri serb një ditë do të valojë mbi Prizren. Në një postim, Roth e ka kritikuar ashpër këtë deklaratë, duke e…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Bullgarisë, Rumen Radev, me rastin e formimit të Qeverisë së re dhe marrjes së mandatit të ri, përcjell Bota sot. Në letrën e tij, Radev i ka shprehur…
Analisti Rron Gjinovci ka reaguar me kritika dhe ironi ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas deklaratës së këtij të fundit se synon të bëhet kryeministër i Kosovës. Në një postim, Gjinovci e ka kritikuar Ramën…
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, ka thënë se ndëshkimet ndaj bizneseve janë ulur për rreth 7 deri në 8 për qind gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Në podcastin…
Vigan Qorrolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka reaguar ndaj Përparim Ramës përmes një shkrimi në Facebook, duke ngritur pikëpyetje lidhur me udhëtimin e tij në New York, financimin e shpenzimeve dhe gjendjen e qytetit me mbeturina e…
Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar pas deklaratës së Ivica Daçiqit se flamuri serb “herët a vonë” do të valëvitet mbi Prizren. Gecaj ka vlerësuar se deklarata të tilla nuk duhen trajtuar vetëm si retorikë…
Qeveria e Kosovës e ka cilësuar praninë e Milan Radoiçiqit në një tubim zgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në Kragujevc si dëshmi tjetër të përfshirjes së shtetit serb në sulmin e armatosur në…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se misioni i tij është të bëhet kryeministër i Kosovës. Pas kësaj deklarate ka reaguar anëtari i Guxo-s, Luan Gacaferi, i cili përmes një postimi ka ironizuar ambiciet politike të…
Motër e vëlla, që u vranë të premten në Livoç të Ulët të Gjilanit, do të varrosen sot në vendlindjen e tyre, në fshatin Pozheran. Ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 15:40, në Xhaminë e…
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se flamuri serb “herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”, deklaratë kjo që ka nxitur reagimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Artan…
Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, të premten në mbrëmje mori pjesë në një debat në Serbi për premtimet e partive në fushën e shëndetësisë, në…
Albani Kransiqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar me kritika ndaj Fidani Jupolli dhe Lirim Mehmetajt, në kontekstin e përplasjeve politike në mbështetje të PDK-së. Në një postim në Facebook, Kransiqi ka pretenduar se ata janë viktima…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar pas kritikave të shumta ndaj Presidentes, duke pretenduar se ato lidhen me përplasjet e brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Në një postim në Facebook, Matoshi ka…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të pamjeve ku Milan Radoiçiq shfaqet pranë djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në tubimin e SNS-së në Kragujevc. Haxhiu ka deklaruar se kjo paraqitje…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar ashpër pas publikimit të një artikulli nga portali “Insajderi”, me titullin “Agim Bahtiri nën hetim”, duke e cilësuar atë si shpifje. Bahtiri ka mohuar keqpërdorimin e…
Një tjetër grua u vra në Kosovë u vra nga bashkëshorti dje në Gjilan. Nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vdekur edhe vëllai i saj, ndërsa xhaxhai i viktimës u plagos rëndë. Kjo tragjedi rikthen në vëmendje…
Me nderime të larta ushtarake është varrosur sot në Polac të Skënderajt, Ali Ngucati, zyrtar i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas njoftimit të FSK-së, në homazhet e mbajtura në Shtëpinë e…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, gjatë vizitës që po zhvillon në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është takuar me kongresmenin amerikan Brandon Gill dhe ish-drejtoreshën e Inteligjencës…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar Akademinë e Shkencave të Shqipërisë me rastin e 54-vjetorit të themelimit, duke vlerësuar rolin e saj në ruajtjen e trashëgimisë kombëtare dhe zhvillimin e shkencës…
Ambasadori i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, ka dënuar deklaratat e Ivica Daçiqit për Kosovën, duke i cilësuar ato si retorikë nacionaliste kërcënuese që rrezikon sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Ai ka…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, se flamuri serb “herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”, si dhe…
Ministrja Fitore Pacolli njofton për masa ndaj bizneseve që kanë ushtruar veprimtari pa leje mjedisore, ndërsa paralajmëron vazhdimin e inspektimeve në të gjithë sektorët që mund të rrezikojnë mjedisin. Inspektorati i Ministrisë…
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se zyrtari i lartë i FSK-së, Ali Ngucati, është varrosur sot me nderime të larta ushtarake në vendlindjen e tij, në Polac të Skënderajt. Në Shtëpinë e Kulturës në…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Dancing with clouds”, të profesor Afrim Spahiut, kuruar nga Sislej Xhafa, e cila u hap sot në Pejë. Sipas njoftimit nga Kryeministria, në prani…
Nasim Haradinaj ka emocionuar të gjithë protestuesit në Bruksel, që sot janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. Përpara të pranishmëve, Haradinaj mbajti fjalim për UÇK-në dhe…
Ministri Dimal Basha ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për rehabilitimin e skarpateve përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”, me qëllim parandalimin e rrëshqitjeve dhe rritjen e sigurisë për pjesëmarrësit…
Komandanti në shkuarje i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, në një adresim lamtumirës, para largimit të tij nga Kosova, ka përkujtuar se sot situata e sigurisë është shumë e mirë se…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava. Përmes një postimi, Kurti bëri të ditur se diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve,…
Pavarësisht reshjeve të shiut dhe motit të paqëndrueshëm, pika kufitare e Morinit vijon të jetë një nga pikat kryesore të hyrjes së qytetarëve nga Kosova drejt Shqipërisë. Edhe pse numri i udhëtarëve është…
Presidentja Justina Shiroka-Pula, ka pranuar urime me rastin e zgjedhjes në detyrë nga homologu finlandez Alexander Stubb, homologia sllovene Natasha Pirc-Musar, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, Gordana…
Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje dhe një burri në Livoç të Ulët në Gjilan, duke e cilësuar këtë ngjarje si alarm për krizën e thellë shoqërore në…
Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka komentuar përmes një postimi në rrjetet sociale raportin mes inteligjencës dhe mençurisë në politikë, duke iu referuar edhe kryeministrit Albin Kurti. Hoxha thekson se inteligjenca mund ta çojë një person…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla – Shwarz ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë në Livoç të Ulët të Gjilanit. Ajo duke e quajtur ditën e djeshme si të kobshme ka thënë që nuk guxojmë të presim…
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefi i UNMIK-ut, Peter Due, dënoi ashpër vrasjet tragjike të një gruaje dhe vëllait të saj dje në Livoç të Ulët në Gjilan, si dhe plagosjen e një…
Kryeministri Albin Kurti, pasditen e së premtes ka pritur në takim Myftiun Naim Tërnava, kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Sipas njoftimit, në takim u diskutua për bashkëpunimin e mirë dhe ecurinë e projekteve të…
Rrjeti i Grave të Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët, organizatat dhe institucionet t’i bashkohen protestës gjithëpopullore kundër vrasjes së grave dhe dhunës me bazë gjinore, protestë kjo që do të mbahet më 25…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar ditëlindjen e 27 të partisë. Në urimin e tij, Hamza tha se "përgjegjësia jonë është ta ruajmë trashëgiminë politike dhe ta vazhdojmë angazhimin…
Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë të premten në Tiranë se Shtetet e Bashkuara duhet ta përqendrojnë politikën e vet karshi Ballkanit Perëndimor në tri fusha: mundësitë ekonomike, stabilitetin dhe institucionet…
Rexhepi reagon pas incidentit para Kuvendit: “Kërkimi i faljes nuk e mbyll rastin”
Protestuesit gjuajnë me mjetet piroteknike objektin e Qeverisë
Kosova në krah të Arabisë Saudite, Konjufca: Mbështetja jonë është e palëkundur
Armatosja e shpejtë e Serbisë alarmon rajonin
Bashkimi elektoral dhe përgjegjësia politike për të ardhmen e Luginës së Preshevës
Kush i harron shqiptarët, rrezikon stabilitetin e Maqedonisë së Veriut
Mickoski dhe bota e “patriotizmit të eshtrave të Samoilit”
Të gjithë janë të kënaqur me ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializara!
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Modelja e njohur Bella Hadid është fotografuar e buzëqeshur teksa mbërriti në një aeroport privat, e shoqëruar nga…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj, duke shkëlqyer me stilin dhe…
