TË FUNDIT

Ireland Baldwin tallet me modelen që nuk u përzgjodh nga Victoria’s Secret

Ireland Baldwin, vajza e aktorëve Alec Baldwin dhe Kim Basinger, ka ironizuar modelen e njohur holandeze Romee Strijd, pasi kjo e fundit zbuloi mes lotësh se nuk ishte përzgjedhur për sfilatën e këtij viti të Victoria’s Secret.

Ireland publikoi një video parodike në TikTok, duke imituar reagimin emocional të modeles.

Ajo u shfaq me një kek në dorë dhe u shpreh me ironi se kishte punuar shumë, ishte stërvitur dhe nuk e kuptonte pse nuk ishte përzgjedhur për të sfiluar në pasarelë.

@irelandbasingerbaldwin I am so sorry to shock you with this news. We will heal together. ❤️ ♬ original sound – Ireland

Në një moment, ajo drejtoi kamerën nga barku i saj shtatzënë dhe bëri shaka se kjo mund të ishte arsyeja e refuzimit, duke e quajtur situatën me ironi diskriminim.

Ireland është në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe, ndonëse ka marrë pjesë në fushata të ndryshme të modës, nuk ka sfiluar asnjëherë për Victoria’s Secret.

Ndërkohë, Romee Strijd tregoi se kishte pritur gjatë për të marrë një përgjigje nga agjencia e saj lidhur me pjesëmarrjen në sfilatë, për të zbuluar më vonë se ishte refuzuar shumë më herët.

View this post on Instagram A post shared by Romee Strijd (@romeestrijd)

Modelja, e cila për vite me radhë ishte një nga fytyrat e njohura të markës dhe kishte mbajtur titullin “engjëll” i Victoria’s Secret, u shpreh e zhgënjyer edhe nga mungesa e mbështetjes së menaxhmentit të saj.

Pas rrëfimit, modelja Isadee Jansen doli në mbështetje të Romee, duke reaguar publikisht ndaj situatës . /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *