Irani kërcënon se do të “lëshojë ferrin” nëse SHBA-ja rifillon luftën
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka shtuar paralajmërimet ndaj Shteteve të Bashkuara kundër ndërmarrjes së sulmeve të reja në shkallë të gjerë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Araghchi ka deklaruar se propozimi dyditor i Iranit për zgjidhjen e krizës mbetet në fuqi, transmeton Telegrafi.
Sipas këtij propozimi, SHBA-ja duhet të përmbushë një sërë kërkesash gjatë ditës së parë, ndërsa në ditën e dytë do të bëhet rihapja e Ngushticës së Hormuzit.
Ky plan është një version i shkurtuar i propozimit fillestar shtatëditor, për të cilin ishte arritur pajtim nga pala iraniane. Araghchi ka këmbëngulur se plani do të japë rezultate.
Ndërkohë, më herët, një gjeneral brigade i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit paralajmëroi se Teherani do të përgjigjej në mënyrë shkatërruese në rast se SHBA-ja ndërmerr sulme të mëdha ushtarake. /Telegrafi/
