TË FUNDIT

Inspektorati i Mjedisit mbyll restorantin “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë

Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë, duke ndërprerë veprimtarinë e këtij biznesi në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, e cila përmes një postimi ka deklaruar se institucioni që ajo drejton do të vazhdojë të ndërmarrë masa për mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe burimeve ujore në vend.

“Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin ‘Liqeni i Dukagjinit’, në Gjakovë duke i dhënë fund veprimtarisë së tij të kundërligjshme në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka theksuar se mbrojtja e ujërave dhe zonave të mbrojtura mbetet prioritet i Ministrisë.

“Uji i pijshëm është pasuri publike dhe mbrojtja e tij nuk ka kompromis!”, ka deklaruar ministrja Pacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *