Industria ushtarake turke befasoi botën – prezantoi raketën ndërkontinentale vendase
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë prezantoi në Stamboll raketën e parë balistike ndërkontinentale vendase Yildirimhan në panairin SAHA 2026.
Bëhet fjalë për raketën e parë balistike ndërkontinentale që është paraqitur publikisht në Turqi.
Sistemi është zhvilluar nga qendra e kërkim-zhvillimit e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa prezantimi është bërë në Panairin Ndërkombëtar të Mbrojtjes dhe Aeronautikës SAHA 2026 në Istanbul Expo Center.
🇹🇷 Turkey's showing off its latest toys at SAHA 2026, its annual International Defense and Aerospace Exhibition.
On display are the Tayfun block 4 ballistic missile and mobile launcher, Eurofighter Typhoon jet, and the GAZAP thermobaric bomb, which Pakistan wants to buy.… https://t.co/vb8DCxLaO2 pic.twitter.com/iqryfh809j
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) May 5, 2026
Sipas tabelës teknike të ekspozuar në panair, Yildirimhan ka një rreze veprimi prej 6000 kilometrash, mund të arrijë shpejtësi deri në 25 Mach, ka katër motorë raketorë me lëndë djegëse të lëngshme dhe përdor tetroksid azoti si lëndë shtytëse.
Në momentin e prezantimit nuk u publikuan detaje të tjera operative për sistemin.
SAHA 2026 u hap nën organizimin e SAHA Istanbul, klasteri më i madh i industrisë së mbrojtjes, aeronautikës dhe hapësirës në Turqi dhe Evropë.
