Indianit 16-vjeçar i hiqet një dhëmb që ishte rritur pranë syrit
Një adoleshent në Indi zhvilloi një ënjtje pa dhimbje pranë syrit të majtë. Një muaj më vonë, mes qepallës dhe vetullës iu shfaqën dy maja të bardha.
Pas ekzaminimeve, mjekët zbuluan se në atë zonë ishte zhvilluar plotësisht një dhëmb i qenit, të cilin më pas e hoqën me ndërhyrje kirurgjikale.
Kjo lloj anomalie njihet si ektopi dentare dhe ndodh kur një dhëmb zhvillohet ose del në një pjesë të gabuar të trupit.
Shkaqet e mundshme përfshijnë çrregullimet gjatë zhvillimit të fetusit, lëndimet, cistet ose tumoret.
Megjithatë, mjekët nuk arritën të përcaktonin se përse dhëmbi ishte rritur pranë syrit të këtij adoleshenti. Gjatë ekzaminimeve nuk u zbuluan anomali të tjera të ngjashme. /Telegrafi/
