TË FUNDIT

Imagjinoni të përdorni një tualet publik ku të gjithë ata që ndodhen jashtë mund ta shohin saktësisht se sa kohë keni qëndruar brenda!

Një atraksion turistik në Kinë ka instaluar kohëmatës në dyert e tualeteve të grave, duke treguar se sa kohë ato qëndrojnë brenda.

Kur tualeti është i zënë, kohëmatësi ndizet me ngjyrë të kuqe, ndërsa kur është i lirë, shfaq ngjyrën e gjelbër.

Sistemi është vendosur në kompleksin e shpellave Yungang, në provincën Shanxi, për të ndihmuar vizitorët të dallojnë tualetet e lira dhe të shmangin pritjet e gjata.

Megjithatë, kohëmatësit nuk vendosin kufizim kohor për përdorimin e tualetit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *