TË FUNDIT

Ilir Vrenozi ngre dyshime për rrëmbimin e Elton Tozajt: Nuk i përgjigjet telefonatave

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Ilir Vrenozi, ka hedhur dyshime se gazetari Elton Tozaj është rrëmbyer.

Me një video në TikTok, Vrenozi thotë se ka tentuar të telefonojë, por përpjekjet e tij për të komunikuar me Tozajn kanë mbetur pa përgjigje.

Gjithashtu, Iliri shton se gjatë një transmetimi live të hënën, gazetari kishte shprehur se do të publikonte video të re dhe se do të futej sërish në komunikim të drejtpërdrejt me ndjekësit e tij.

Kujtojmë se Elton Tozaj është dhunuar pasditen e 5 nëntorit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet i “mbuluar” në gjak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *