TË FUNDIT

​IKD kërkon ndryshime në Kodin Penal për keqpërdorimin e parasë publike për qëllime elektorale

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka organizuar tryezë diskutimi pas publikimit të analizës “Përgjegjësia penale e përdorimit të parasë publike për qëllime elektorale”, ku është diskutuar nevoja për përcaktimin e përgjegjësisë penale për përdorimin e buxhetit të shtetit për përfitime elektorale.

Qemajl Marmullakaj nga IKD-ja ka thënë se qëllimi i analizës është të përcaktojë kufirin mes përdorimit të parasë publike në funksion të qytetarëve dhe keqpërdorimit të saj për interesa të partive apo koalicioneve në pushtet.

Marmullakaj: Paraja publike është e qytetarëve, nuk duhet të përdoret për interesa partiake

“Qëllimi i analizës është që të përcaktojë kufirin deri ku përdorimi i parave publike dhe autoriteti qeveritar është në funksion të qytetarëve dhe kur e kalon këtë funksion. Pra, kur paraja publike bëhet element i keqpërdorimit, element i ndërlidhjes me partinë apo koalicionin në pushtet dhe i tjetërsimit të vullnetit të qytetarëve. Parimi bazë është se paraja është e qytetarit dhe, si e tillë, duhet të menaxhohet nga kushdo që është në pushtet. Qeveritë duhet të vazhdojnë të mbajnë premtimet dhe të marrin vendime, por dallimi qëndron te funksioni i këtyre vendimeve”, ka thënë Marmullakaj.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e ka vlerësuar të nevojshme iniciativën për ndryshimet në Kodin Penal, duke thënë se në Kosovë ka pasur raste kur buxheti i shtetit është përdorur për fushata elektorale.

Ajo ka përmendur vendimet e Qeverisë në detyrë për ndarjen e mjeteve financiare për studentët, pensionistët, lehonat dhe kategori të tjera shoqërore, disa ditë para zgjedhjeve lokale dhe balotazhit.

“Buxheti i shtetit u përdor për fushata elektorale”, deputetja e PDK-së kritikon ndarjen e mjeteve pak ditë para zgjedhjeve

“Po e quaj të nevojshme iniciativën për ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, për shkak të rasteve të shpeshta që e kanë karakterizuar vendin, ku buxheti i shtetit është shpenzuar për fushata elektorale. Mendoj që përshkallëzimi më i madh ka ndodhur sidomos në dy-tre vitet e fundit, ku qeveria në detyrë, në prag të zgjedhjeve lokale dhe balotazhit, tri-katër apo katër-pesë ditë para zgjedhjeve, ka marrë vendime për të subvencionuar dhe për të ndarë mjete financiare për studentët, pensionistët, lehonat dhe kategori të tjera shoqërore. Unë nuk dua të dukem sikur Partia Demokratike e Kosovës nuk e mirëkupton faktin që këto kategori të rëndësishme shoqërore duhet të mbështeten, por kur paratë e buxhetit ndahen në këtë formë dhe legjislacioni në fuqi nuk ka një normë taksative që e sanksionon ndarjen e buxhetit të Republikës së Kosovës për nevoja të përfitimit elektoral, atëherë kemi një problem”, ka deklaruar Deliu.

Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar mënyrën e planifikimit dhe shpërndarjes së buxhetit për projektet publike.

Ajo ka bërë të ditur se në nivelin qendror janë 67 projekte me zero buxhet për vitin 2027, ndërsa në nivelin lokal janë mbi 350 projekte që, sipas saj, janë në buxhet, por nuk kanë mjete të ndara për këtë vit.

Bajrami ka thënë gjithashtu se nëpër ministri, kryesisht në Ministrinë e Financave, janë rreth 250 milionë euro fonde të paalokuara.

Bajrami: Në Ministrinë e Financave, janë rreth 250 milionë euro fonde të paalokuara

“Besoni ose jo, në nivelin qendror kemi 67 projekte me zero buxhet për vitin 2027 dhe në nivel lokal i kemi mbi 350 projektet të cilat janë në buxhet, mirëpo buxhetin për vitin 2027 e kanë zero. Në anën tjetër, më lejoni t’ju them se nëpër ministri të ndryshme, më së shumti në Ministrinë e Financave, janë diku rreth 250 milionë fonde të paalokuara. Në një anë kemi dhjetëra projekte që buxhetin për vitin 2027 e kanë zero. Kemi projekte ku deri tash janë shpenzuar, për shembull, 1 milion e 500 mijë euro, ndërsa në vitin 2027 janë ndarë 50 mijë euro, në vitin 2028 edhe 50 mijë dhe në vitin 2029 po ashtu 50 mijë euro. Pra, projekti mbetet të thellohet edhe për tre vitet e tjera. Pse qeveria nuk i ndau këto 150 mijë euro në vitin 2027, por ka vendosur që këtë shumë ta ndajë në tri vite vijuese?”, ka thënë Bajrami.

Edhe deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka kritikuar ndarjen e mjeteve financiare pak ditë para zgjedhjeve, duke thënë se mbështetja për qytetarët duhet të jetë e vazhdueshme dhe jo e kufizuar në periudha të caktuara.

Ajo ka përmendur edhe rritjen e pagave dhe pensioneve, duke vlerësuar se mbështetja duhet të jetë afatgjatë.

Haxhiu: Jashtë periudhës së fushatave zgjedhore nuk duhet të ketë shpërdorim të kësaj paraje

“Jashtë periudhës së fushatave zgjedhore nuk duhet të ketë shpërdorim të kësaj paraje, duke marrë vendime disa ditë para zgjedhjeve. Po të ishin ato vendime që do të vlenin për gjithë vitin dhe jo vetëm për një muaj, do të ishte ndryshe. Sot qytetarët ballafaqohen me probleme të ndryshme. Ndoshta 100 euro për një shportë ushqimore familjare për ta do të thonë mjaft, por jo vetëm për një muaj. Po të ishin për 12 muaj, do ta kisha mirëkuptuar më shumë. E njëjta vlen edhe për rritjen e pagave për pensionistët, punëmarrësit e administratës publike, sektorin privat dhe administratën në përgjithësi. Sa i përket rritjes së pagave, edhe në buxhetin e vitit 2027 është paraparë që rritja e koeficientit të bëhet vetëm në muajin korrik, që i bie në gjysmën e vitit”, ka deklaruar Haxhiu.

Në këtë tryezë ishte ftuar edhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), por sipas Naim Jakajt nga IKD-ja, përfaqësuesit e saj nuk iu përgjigjën ftesës.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas vrasjes së rëndë që ndodhi sot në Suharekë, duke ngritur pikëpyetje në lidhje me pajisjen me leje për armë të personit të dyshuar. Përmes një reagimi në Facebook,…

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë, ndërsa largimi i tij është përcjellë nga prania e Policisë dhe thirrjet “UÇK!” të qytetarëve të pranishëm. Para largimit, Krasniqi është…

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka inspektuar gjendjen përgjatë lumit Klina, në fshatin Klinë e…

Ka vazhduar procesi i përzgjedhjes së gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese, Vigan Qorrolli, ka…

Kanë dalur detaje të reja nga vrasja që ndodhi ditën e sotme në qytetin e Suharëkës. Sipas njoftimit nga Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda gjatë ditës së somte rreth orës 12:03…

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. Gjatë takimit, Konjufca e ka falënderuar ambasadoren për…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka riafirmuar gatishmërinë e SHBA-së për të bashkëpunuar me Kosovën në forcimin e sigurisë së infrastrukturës, qëndrueshmërisë ekonomike dhe…

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe bashkëshortja e Rexhep Selimi, Shqipe Selimi, ka shprehur mbështetje publike për Sevdije Krasniqin dhe familjen e saj. Përmes një postimi, Selimi ka shprehur solidaritetin me bashkëshorten e Jakup Krasniqit, duke…

Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se ka paraqitur kallëzim penal në Policinë e Kosovës kundër prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Blerim Igrishta. Sipas Gashit, kallëzimi penal është dorëzuar sot…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim në selinë e NATO-s në Bruksel me zëvendësndihmësen e Sekretarit të Përgjithshëm për Operacione, Burcu San. Pas takimit, Haxhiu ka bërë të ditur…

Zyrtari i Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Shpat Morina, ka dhënë detaje në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me veprimet e ndërmarra në rastin e Arlinda Zekajt. Morina konfirmoi se në kohën kur është intervistuar djali i…

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare, duke filluar nga ora 11:00, në të cilën janë paraparë për shqyrtim disa projektligje dhe çështje të tjera parlamentare. Ndër pikat kryesore të rendit të…

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë theksuar se Jakup Krasniqit i është lejuar vizita në Kosovë për arsye të rëndësishme humanitare. Sipas njoftimit zyrtar, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative…

Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë janë të gatshëm për dialog, bashkëpunim dhe partneritet me autoritetet e reja në Serbi, por se mbeten prapa kërkesave të tyre sa i përket pozitës së shqiptarëve në…

Anëtarja e Grupit Punues për Apelin në Hagë, Vlora Çitaku ka falënderuar presidenten Shiroka-Pula për mbështetjen dhe gatishmërinë për të kontribuar në përpjekjet për mbrojtjen e ish-pjesëtarëve të…

Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Shpat Morinës, zyrtar në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Gjatë paraqitjes së tij para Komisionit, Morina ka kërkuar që mediat të…

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka deklaruar se nesër pret që të vazhdohet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën ka mbetur pa u votuar Ligji për Dhomat e Specializuara. Siç raporton EO, Lushtaku ka thënë se ende nuk ka…

Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, sot u mbajt takim me Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj…

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Ministrisë së Infrastrukturës, duke kërkuar transparencë për kontratat e prokurimit dhe memorandumet e bashkëpunimit me komunat gjatë periudhës 2021-2026. Gashi ka…

Qytetarët kanë filluar të mblidhen pranë shtëpisë së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Prishtinë, me shpresën se do të kenë mundësi ta takojnë. Krasniqi ka mbërritur sot në…

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi Hoti me bashkëpunëtorë, priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral majorin Roberto Vergori. Në takimin e sotëm, ndër të…

Rrahman Hoti, autori i vrasjes në Suharekë, dyshohet se e kishte vrarë gruan e tij më 8 nëntor të vitit 20211. Raportohet se ai ishte dënuar me 19 vjet burgim për këtë rast. Shteti zviceran më pas e kishte dëbuar Hotin dhe i…

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjen e projekteve komunale. Thaçi ka…

Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve, njëherësh prokuror në zëvendëskryeprokurori i Shtetit, Bahri Hyseni, ka zhvilluar takim virtual me përfaqësuesit e Institutit të Bazelit, Rita Simões nga ekipi i kërkimit dhe…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Fëllanza Podrimjen në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD). Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi, ku…

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se ende nuk ka informacione se si do të vazhdohet me trajtimin e pikave të mbetura në Kryesinë e Kuvendit, pas ndërprerjes së punimeve. Duke folur për Ligjin për…

Qytetarët janë paralajmëruar të kenë kujdes të shtuar gjatë ditës së nesërme, pasi Kosova pritet të përfshihet nga erëra të forta, të cilat do të jenë më të theksuara nga mesdita deri në orët e…

Vëllait të Jakup Krasniqit, ish-kreut të UÇK-së që sot po qëndron në vizitë në Kosovë, iu është mohuar vizita te familjari i tij. Para mediave, ai tregoi se çfarë iu tha atij, duke e pamundësuar një takim me…

Drejtori i sapoemëruar i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, kolonel Faton Alija, ka zhvilluar takimin e parë zyrtar me stafin udhëheqës të kësaj drejtorie. Takimi është mbajtur sot në ambientet e Drejtorisë Rajonale…

Presidentja Justina Shiroka-Pula, priti në takim profesorin Daniel Serwer, ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, sfidat e…

Ndërmarrja Rajonale e Ujësjellësit (KRU) Prishtina ka marrë opinion të kualifikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), për pasqyrat financiare të vitit 2025. Gjetjet e auditorit janë diskutuar edhe në Komisionin për Mbikëqyrjen e…

Ministria e Punëve të Brendshme ka digjitalizuar edhe një shërbim tjetër administrativ, duke mundësuar që nga sot aplikimet për herë të parë për lejeqëndrim në Republikën e Kosovës të realizohen online, përmes…

Udhëheqësi i Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Durim Kelmendi, ka bërë të ditur se në rastin e Arlinda Zekajt ka munguar plani individual, ndonëse një dokument i tillë kërkohet me ligj për menaxhimin e…

Ka përfunduar intervistimi i menaxheres së rastit të Arlinda Zekajt në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, Toske Gega, para Komisionit Hetimor Parlamentar për vrasjen e saj. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, nuk ka…

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij në familje. Ish-kryeparlamentari i Kosovës kishte ardhur sot në vend për arsye humanitare, duke shfrytëzuar mundësinë për të qëndruar pranë familjarëve të tij. Vizita lidhet me…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar aktgjykimin e shqiptuar të martën nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarve të tjerë në rastin për pengim të administrimit të…

Në edicionin e gjashtë të samitit rajonal "Për luftimin e diskriminimit racor ndaj komuniteteve", kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se kontributi i komuniteteve në Kosovë është edhe pjesë e situatës dhe sukseseve të vendit,…

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka pritur në një takim përshëndetës ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, me rastin e përfundimit të…

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka mbërritur sot në Kosovë, në një vizitë familjare të miratuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Sipas…

Me shumicë votash, Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt ka vendosur që dëgjimi i menaxheres së rastit në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, Toskë Gega, të zhvillohet me dyer të mbyllura. Ky vendim është…

Ka nis testimi me shkrim i kandidatëve për emërim në pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Testimi po zhvillohet nga Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën…

Ka nisur tryeza e diskutimit e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), pas publikimit të analizës “Përgjegjësia penale e përdorimit të parasë publike për qëllime elektorale”. Në këtë tryezë…

Disa aktivistë janë mbledhur të mërkurën para objektit të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi nga institucionet për trajtimin e rastit të saj. Ata po qëndrojnë…

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual, duke bërë thirrje për bashkëpunim institucional, harmonizim të legjislacionit dhe sisteme të…

Isni Kilaj, i vetmi nga pesë të akuzuarit për pengim të drejtësisë që u shpall i pafajshëm në Hagë, thotë se edhe ai e konsideron veten të dënuar. “Realitetisht edhe unë jam i dënuar”, tha Kilaj të…

Fletarrestimi që Gjykata e Lartë në Beograd lëshoi të martën për Millan Radoiçiqin ka hapur në Serbi pyetjen se kush ia mundësoi largimin njeriut që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në…

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, është takuar me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Bejtullah…

​Maliqi: Efikasiteti i Gjykatës Supreme arriti në 89.57% gjatë periudhës korrik–shtator 2026

Nasim Haradinaj: Nëse dikush thotë se Thaçi m’çoi selam, është rrenë

Debat i ashpër në Kuvend: Qorrolli akuzon Bajramin për gënjeshtra, ajo i kundërpërgjigjet

Shqipe Selimi me mesazh mbështetës për gruan e Jakup Krasniqin: Jemi pranë saj dhe familjes në këto kohë të vështira

Shqiptarët në Ballkan: mes shpresës për ndryshim dhe krizës së lidershipit politik!

Politika serbe është e thellë…

Rrëzuam një sistem, por nuk ndërtuam një shtet!

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…

…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

Aktorja e njohur amerikane Jennifer Lawrence ka tërhequr vëmendjen në New York, ku mori pjesë në ceremoninë e ndarjes…

Çifti i njohur, David dhe Victoria Beckham, kanë kaluar një mbrëmje në Paris në shoqërinë e djalit të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *