TË FUNDIT

Ideal Vejsa: Në arkitekturë ka kuantitet, por sfida mbetet përgatitja praktike

Në fushën e arkitekturës, numri i studentëve dhe të diplomuarve nuk duket të jetë problemi kryesor. Sfida, sipas Ideal Vejsës , qëndron te përgatitja praktike dhe te aftësitë që kërkohen nga bizneset kur një kandidat hyn në tregun e punës.

Duke folur për vështirësitë që kompanitë hasin gjatë kërkimit të stafit të përgatitur, Vejsa thekson se ekziston një dallim i dukshëm mes numrit të atyre që përfundojnë studimet dhe nivelit të përgatitjes që kërkohet në praktikë.

“Kemi mjaft kuantitet, mirëpo kualitetin duhet me e kërku. Regjistrohen shumë studentë dhe kemi disa fakultete që ofrojnë një numër të konsiderueshëm të regjistrimeve, por në fund mbetet çështja se sa janë të përgatitur për tregun e punës”, thotë Vejsa.

Sipas tij, një nga arsyet kryesore të këtij hendeku është mungesa e përvojës praktike. Kjo, sipas Vejsës, nuk lidhet vetëm me studentët që përfundojnë studimet në Kosovë.

“Kemi pasur raste kur na kanë ardhur edhe persona që kanë përfunduar fakultetin jashtë Kosovës dhe prapëseprapë u ka munguar pjesa praktike. Fakulteti i takon më shumë pjesës teorike, ndërsa praktika është diçka që duhet të zhvillohet më tej pas studimeve”, thekson ai.

Kjo tregon se përgatitja për tregun e punës nuk përfundon me diplomën. Për profesionet si arkitektura, kontakti me projekte reale, puna praktike dhe zhvillimi i aftësive profesionale mbeten pjesë e rëndësishme e kalimit nga universiteti në punë.

“Matching Skills to Jobs” është projekt i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i implementuar nga Swisscontact .

– YouTube www.youtube.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *