“Ia fotografoja frigoriferin e zbrazët, më jepte vetëm 20 euro në javë”, Nichi rrëfen për ish-menaxherin
Reperi Nichi ka ndarë me këngëtaren Vjollca Haxhiu disa nga vështirësitë që pretendon se ka përjetuar gjatë kohës kur ishte nën menaxhimin e Shkumbin Nebihut, i njohur si Bini Diez.
Gjatë bisedës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ai foli për mënyrën se si paguhej dhe për gjendjen e vështirë financiare në të cilën, sipas tij, ndodhej gjatë asaj periudhe.
Nichi tregoi se në fillim merrte vetëm 20 euro në javë, ndërsa më vonë pagesat ndryshuan, por sërish nuk ishin të mjaftueshme për nevojat e tij.
View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)
“Më e rënda është që sikur duke u krenuar që nuk po i kam rendet, me 20 euro në javë. Nuk i kisha punët kurrqysh, ia nisi një kohë 50 euro andej-këndej, çdo dy javë, një javë, pasi nënshkrova kontratë. Vetëm më nuk e ka kuptuar situatën time, ka pasur momente që ia kam dërguar frigoriferin në fotografi, shikoje”, u shpreh reperi.
Ai shtoi se kishte kërkuar të punonte edhe në vende të tjera për të siguruar të ardhura, por sipas rrëfimit të tij, ish-menaxheri nuk e kishte lejuar.
“Nuk më la të punoja, i thosha të punoja diku tjetër, por nuk më linte”, tregoi Nichi.
Rrëfimi i reperit zbuloi një tjetër pjesë të së kaluarës së tij, ndonëse mbetet të shihet nëse ish-menaxheri i tij do të reagojë ndaj deklaratave të bëra brenda shtëpisë së BBVK 5. /Telegrafi/
