TË FUNDIT

I moshuari me shkop në dorë i hakërrehet kryetarit në Këshillin Bashkiak në Maliq

Është braktisur nga këshilltarët e majtë mbledhja e Këshillit Bashkiak në Maliq, e cila ishte thirrur jashtë radhe për të diskutuar mbi Reformën Territoriale.

Mbledhja zgjati rreth 20 minuta, ndërkohë që në rendin e ditës ishte parashikuar miratimi i qëndrimit zyrtar të Këshillit Bashkiak Maliq, për t’ia përcjellë Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të procesit të rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule, mbledhja ishte njoftuar të zhvillohej rreth orës 10:00, por për shkak të deklaratës së grupit të këshilltarëve të majtë, ku thanë se nuk do të shpreheshin me vendimmarrje në lidhje me propozimin që duhet t’i dërgohet Parlamentit, kryetari i Këshillit ka deklaruar mbylljen e mbledhjes. Kjo ka shkaktuar reagime nga këshilltarët e opozitës dhe qytetarët.

Siç shihet edhe nga pamjet, salla u boshatis nga këshilltarët e majtë brenda disa sekondash, ndërkohë që pjesa tjetër e opozitës vijon me deklaratat.

Një i moshuar ndërkohë është futur brenda ambienteve të sallës me shkop në dorë, duke kundërshtuar mbylljen e mbledhjes dhe duke debatuar me kryetarin e Këshillit Bashkiak. /Tch/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *