TË FUNDIT

I mituri sulmohet me mjet të mprehtë në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një i mitur ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një sulmi me mjet të mprehtë të dielën në rrugën “Onufri” në Pejë. I dyshuari, po ashtu i mitur, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 15:50.

Ai ka bërë të ditur se policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit, pasi një person ishte dërguar për trajtim mjekësor për shkak të një plage që dyshohet se ishte shkaktuar nga një mjet i mprehtë.

“Njësitet e nevojshme policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe, sipas hetimeve fillestare, dyshohet se viktima, mashkull i mitur, është sulmuar me mjet të mprehtë nga një person tjetër, po ashtu mashkull i mitur, në rrugën ‘Onufri’ në Pejë. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Elezaj.

Policia, në koordinim me institucionet përkatëse, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *