I drejtoi armën sigurimit të klubit, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka drejtuar armën në drejtim të sigurimit të një klubi.
Rasti ka ndodhur më 3 tetor, rreth orës 01:00. Sipas Policisë, i dyshuari kishte tentuar të futej në një klub, por ishte penguar nga pjesëtarët e sigurimit.
Me këtë rast, ai dyshohet se ka nxjerrë armën dhe e ka drejtuar në drejtim të sigurimit.
Arma më pas i është larguar nga një dëshmitar dhe është futur nën kontroll nga sigurimi.
Policia ka konfiskuar armën e zjarrit, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”./Telegrafi/
