Hysaj refuzoi pagën e çmendur në Shqipëri, vjen sugjerimi i papritur në Premier Ligë
Ditmar Bicaj u shpreh se Elseid Hysaj ka refuzuar ofertën 500 mijë euro në Shqipëri. Një pagë e padëgjuar ndonjëherë më parë, e cila nuk është konkretizuar.
Objektivi i Hysajt është për të luajtur akoma në nivele të larta. “Sport Witness” i ka kushtuar një artikull mbrojtësit të Kombëtares duke e sugjeruar për Evertonin në Premier Ligë.
Evertoni është në kërkim të një tjetër alternative në krahët e mbrojtjes. Dhe duke qenë se merkato e verës është mbyllur, tashmë mund të transferohen vetëm lojtarë pa kontratë.
Hysaj mbetet pa ekip që pas largimit nga Napoli. Për lojtarin e Kombëtares kanë qarkulluar zëra edhe në Angli.
