Hysa na deshproi por dalin pamjet se si Granit Shala me dy goditje e vuri ne gjume kundershtarin VIDEO
28 Nëntori po rezulton të jetë një ditë e veçantë për boksin shqiptar, pasi Granit Shala ka regjistruar një fitore të madhe në ringun e Dusseldorfit, duke mposhtur me nokaut islandezin Kolbeinn Kristinsson.
Boksieri shqiptar arriti ta përmbyllte me sukses duelin në raundin e tetë, atë të fundit, duke e rrëzuar kundërshtarin në një përballje të zhvilluar në “Merkur Spiel-Arena” të Gjermanisë.
Ky triumf ka rëndësi të veçantë për Shalën, pasi ishte paraqitja e tij e parë pas humbjes nga Petar Milas, më 10 janar 2026. Shqiptari, i cili garon në kategorinë e peshave të rënda, kishte hyrë në këtë duel me 18 fitore dhe dy humbje, ndërsa Kristinsson kishte një bilanc prej 20 fitoresh dhe vetëm një humbjeje.
