Hidhet gaz lotsjellës në një klub nate në Bosnjë, 38 të lënduar – dalin pamje
38 persona kanë pësuar lëndime kur një person i panjohur kishte hedhur një substancë që dyshohet të jetë gaz lotsjellës brenda një klubi të natës në Rosule – Teshanj të Bosnje e Hercegovinës.
Sipas Crna-Hronika , incidenti shkaktoi ankth tek mysafirët, dhe sipas informacioneve jozyrtare, disa persona humbën ndjenjat për shkak të ekspozimit ndaj substancës irrituese.
Sipas informacioneve jozyrtare, të ftuarit e pranishëm u ankuan për kollë të fortë, vështirësi në frymëmarrje, djegie të syve, hundës dhe fytit, si dhe marramendje, panik dhe çorientim, ndërsa disa njerëz, sipas informacioneve në dispozicion, pësuan edhe humbje të vetëdijes.
Në vendngjarje kanë mbërritur oficerë policie, si dhe oficerë të policisë kriminale, të cilët po ndërmarrin masa dhe veprime që synojnë përcaktimin e të gjitha rrethanave të këtij incidenti.
Për momentin nuk dihet se kush e hodhi gazin lotsjellës apo cili ishte motivi i kësaj ngjarjeje.
Pritet që autoritetet kompetente të publikojnë më shumë informacion në lidhje me incidentin që shqetësoi vizitorët e këtij objekti ushqimor, pas kryerjes së veprimeve hetimore. /Telegrafi/
