TË FUNDIT

Haxhiu për letrat e Xhevë e Fehmi Lladrovcit: Histori dashurie dhe sakrifice

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kujtuar historinë e dashurisë së Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit, duke vënë në pah letrat e tyre, të cilat dëshmojnë lidhjen e fortë mes tyre dhe përkushtimin ndaj çlirimit të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka shkruar se historia e çiftit përfaqëson një rrëfim të veçantë dashurie, që i mbijetoi ndarjes, burgut dhe përndjekjes, por që u ndërthur me sakrificën për lirinë e vendit.

Duke iu referuar poezisë së Ali Podrimjes, “Koha është të duhemi”, ajo ka rikujtuar vargjet: “Na iku jeta, trime, si s’menduam pak edhe për vete”, duke i lidhur ato me fatin e dy luftëtarëve që një pjesë të madhe të jetës ia kushtuan Kosovës.

Sipas Haxhiut, letrat e Xhevës dhe Fehmiut zbulojnë edhe anën e tyre njerëzore, përtej historisë së luftës. Në to, çifti shkëmbente mesazhe dashurie, bënte shaka, diskutonte për libra, dasmën dhe jetën që ëndërronte të ndërtonte së bashku.

Historia botërore njeh rrëfime të panumërta dashurie, por pak prej tyre mbartin fatin tragjik dhe madhështinë e dashurisë së Xhevës dhe Fehmiut. Një dashuri që u qëndroi mureve të burgut, viteve të ndarjes dhe përndjekjes, dhe që nuk u shua as në çastet e fundit të jetës së tyre.

“Na iku jeta, trime, si s’menduam pak edhe për vete”, shkruante Ali Podrimja në poezinë e tij “Koha është të duhemi”.

Është e pamundur t’i lexosh këto vargje e të mos mendosh për Xhevën dhe Fehmiun. Për dy heronjtë tanë që e deshën aq shumë njëri-tjetrin, por që një pjesë të madhe të jetës së tyre ia kushtuan lirisë së Kosovës.

Këtu, përmes letrave të tyre, njohim dy të rinj që shkëmbenin letra dashurije, që bënin shaka, flisnin për librat, për dasmën dhe për jetën që ëndërronin ta ndërtonin bashkë.

Xheva ishte një grua e jashtëzakonshme, intelektuale, veprimtare dhe luftëtare, që e kishte zgjedhur vetë rrugën e saj. Fehmiu ishte njeriu me të cilin ndante dashurinë dhe idealin e lirisë. Ata e deshën njëri-tjetrin me të njëjtën vendosmëri me të cilën luftuan për Kosovën.

Më prek veçanërisht fakti se këto letra janë plot jetë, plot shpresë dhe besim në të ardhmen, ndonëse ne sot e dimë fundin tragjik të historisë së tyre.

Xheva shkruante: “Një mur na ndanë në mes. Po ku ndahen zemrat që rrahin si një zemër.”

Ata ranë së bashku më 22 shtator 1998, pa arritur ta jetonin Kosovën e lirë për të cilën kishin ëndërruar aq shumë.

“E jotja gjer në varr”, i shkruante Xheva Fehmiut. Dhe i mbeti besnike fjalës së saj deri në fund.

Ndoshta pikërisht këtu qëndron madhështia dhe tragjedia e kësaj dashurie. Ata ishin të gatshëm të jepnin jetën për lirinë, por letrat e tyre na tregojnë se sa shumë kishin dashur të jetonin.

Ata e dinin çmimin që mund të kishte kjo përpjekje dhe megjithatë nuk hoqën dorë. Sot, Kosova e lirë është dëshmia më e madhe e sakrificës së tyre dhe e të gjithë atyre që luftuan për të.

Prandaj, ruajtja e këtyre letrave ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Përmes tyre, historia jonë merr zë, fytyrë dhe ndjenjë. Ato na lejojnë t'i njohim heronjtë tanë edhe përtej betejave, të kuptojmë çfarë ëndërronin, çfarë i mbante të fortë dhe çfarë lanë pas.

Dua ta përgëzoj muzeun Reporting House që po i nxjerr për herë të parë para publikut këto letra kaq të çmuara, si dhe familjarët që i kanë ruajtur me aq kujdes ndër vite. Është një kontribut i vyer për kujtesën tonë kolektive dhe për brezat që do të vijnë

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj kthimit në Kuvend për shqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara, nga presidentja Justina Shiroka-Pula, pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Përmes një…

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vendosur ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ligji ishte miratuar nga Kuvendi dhe ishte…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz, në margjinat e Samitit XIII të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Budva të Malit të Zi. Përmes një postimi në…

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, reagoi pas kërkesës së grupit parlamentar të PDK-së drejtuar presidentes Justina Shiroka-Pula për rikthimin në Kuvend për rishqyrtim të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e…

Ministrja e Drejtësisë diskutoi me Georg Schnetzer për Byronë, Vetingun dhe finalizimin e marrëveshjes për bashkëpunim gjyqësor në çështjet penale. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla,…

Kancelari austriak theksoi rëndësinë e sundimit të ligjit dhe institucioneve të pavarura të drejtësisë pas formimit të Qeverisë së Kosovës. Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, ka vlerësuar si të mirë…

Partia Demokratike e Kosovës kërkon rishqyrtimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, duke insistuar se synimi është përmirësimi i dispozitave dhe hyrja e tij në fuqi pa vonesa të panevojshme. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të…

Prokurori Shqipdon Fazliu u takua me përfaqësues të Departamentit Amerikan të Thesarit, me fokus në forcimin e kapaciteteve dhe koordinimin ndërinstitucional. Forcimi i kapaciteteve të sistemit prokurorial për luftimin e krimeve ekonomike dhe financiare…

Vlera e mallrave të dyshuara për kontrabandë kalon 200 mijë euro. Elshani zbulon skemën e dyshuar të transportimit të mallrave nga Serbia përmes Bërnjakut drejt Prishtinës. Dhjetë persona janë arrestuar dhe mbi 20 automjete janë…

Kryeministri Albin Kurti u takua me ministrin francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad. Kurti po merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet në Budva të Malit të Zi. Në margjina të tij zhvilloi disa…

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar me akuza të ashpra ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe protestat në…

Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes së ish-presidentit për pranimin e deklaratës së një dëshmitari vetëm si provë me shkrim. Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë bërë të ditura…

Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi sot në Samitin e Procesit të Berlinit që po mbahet në Mal të Zi se dhuna dhe polarizimi nuk mund të jenë përgjigje ndaj sfidave politike. Në fjalën e mbajtur në seancën plenare “Një…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar në seancën plenare të Samitit të Procesit të Berlinit në Mal të Zi se Serbia ka përdorur kundër Kosovës të njëjtat metoda që Rusia përdor kundër Evropës….

Kryeministri kërkon statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim, ndërsa sulmet në Banjskë dhe Ibër-Lepenc i paraqet si kërcënime ndaj sigurisë evropiane. Shën Stefan, Mali i Zi, 22 tetor 2026 – Kryeministri…

Ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ajo nuk duhet të jetë e ndikuar nga politika apo interesat e pushtetit, por duhet të mbrojë në…

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka deklaruar se nëse presidentja Justina Shiroka-Pula kërkon që Ligji për Gjykatën Speciale të rishqyrtohet apo të ndryshohet, atëherë secili deputet duhet të…

Dy avokate që ishin pjesë e ekipit mbrojtës të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Dhomat e Specializuara në Hagë, Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Roëan, nuk do të jenë më pjesë e këtij ekipi,…

Gjykata e Apelit njoftoi se seanca gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, e caktuar për 29 tetor 2026 në orën 09:50, do të mbahet në orën 11:10. “Ndryshimi ka të bëjë vetëm me kohën e mbajtjes së…

Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Themelores që kishte rrëzuar aktakuzën ndaj ish-ministrit të Zhvillimit Rajonal dhe ish-ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie. Dyshimet lidhen me marrëveshjet për financimin e…

Albulena Haxhiu thotë se Kuvendi do të angazhohet që procesi të zhvillohet me kohë dhe në mënyrë transparente. Dy pozita i takojnë komunitetit shqiptar, një komunitetit serb dhe një komuniteteve të tjera joshumicë. Kryetarja e…

Marrëveshja synon shkëmbimin e informatave për trajtimin e kërkesave pronësore dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Gjatë diskutimit, u ngrit shqetësimi që marrëveshjet e tilla të mos mbeten vetëm në letër. Këshilli…

Në 17-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ekspertë nga Kosova, Shqipëria dhe Evropa diskutuan për standardet ndërkombëtare, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe rolin e Komisionit të Venecias, duke theksuar se teknologjia mund ta…

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e brendshme që kjo parti do t’i ketë vitin e ardhshëm. Në një deklarim për…

Irlanda po shqyrton mundësinë e rritjes së ndjeshme të numrit të ushtarëve që kontribuojnë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, pas përfundimit të misionit paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në Liban. Sipas…

Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka bërë të ditur se është vendosur kontroll 100 për qind për çdo dërgesë të mishit nga Brazili, pas dyshimeve për parregullsi me etiketat e afatit të përdorimit të mishit…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është takuar me Kancelarin Federal të Austrisë, Christian Stocker, në Shën Stefan, ku kanë diskutuar për prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri dhe avancimin e…

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka deklaruar sot se shpreson që Samiti i Procesit të Berlinit t’i jep shtysë zbatimit të marrëveshjeve të arritura. Ai për KosovaPress ka thënë se zbatimi i…

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në senancën plenare të Kuvendit të Kosovës, foli për kolegun e saj të partisë, Faton Peci, për të cilin tha se do të mbahet mend për transformimin që ka bërë në…

Lidhur me publikimin e disa pamjeve ku një person ka hyrë dhe ka xhiruar në kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani tha se në pamje të tilla nuk do të duhej të…

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kanë kujtuar në Samitin e Procesit të Berlinit në Mal të Zi zotimet e marra në Londër në vitin 2018. Merz bëri thirrje urgjente për përgjegjësi dhe…

Këshilli Gjyqësor i Kosovës po mban sot mbledhjen e 373-të, ku në rend dite janë gjithsej 38 pika. Gjatë kësaj mbledhjeje, KGjK-ja po shqyrton çështje të ndryshme që lidhen me funksionimin e sistemit gjyqësor, përfshirë…

Një aksion i koordinuar i institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë ka zbuluar dhe ndërprerë veprimtarinë e dyshuar të kontrabandës së mallrave nga Serbia drejt Kosovës përmes rrugëve ilegale në veri të…

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një të pandehuri nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të…

Ish-presidentja e Kosovës, tani deputete e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se komunikimi me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, duhet të mbetet i afërt, i përditshëm dhe në nivelet më të larta politike. Ajo ka theksuar se…

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se gjendja aktuale në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po i pengon të gjitha palët, duke bërë thirrje për përgjegjësi dhe…

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka deklaruar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen pa u personalizuar, pavarësisht pasojave politike që mund të sjellin. Duke folur në ceremoninë e shënimit të 17-vjetorit të…

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për mungesën e terapisë për pacientët me kancer, pas rastit të pacientes që humbi jetën pasi, sipas shoqatës së…

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk ka informacion zyrtar për kthimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Jehona Lushaku – Sadriu, kryetare e GP të LDK-së thotë se qëndrimin kjo parti do ta përcaktojë pasi të mësojë arsyet dhe…

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka theksuar rëndësinë e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese dhe respektimit të vendimeve të saj, duke nënvizuar se kushtetuta duhet të jetë mbi pushtetin dhe se asnjë institucion nuk…

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar para mediave në Samitin e Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Mal të Zi, duke thënë se, është koha që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat dhe të hapë…

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka folur rreth procedimit të Ligjit për Gjykatën Speciale në Presidencë. Para seancës së kuvendit Nagavci tha se VV ka insistuar që të mos ngutej në…

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor po hyjnë në një periudhë vendimtare për perspektivën e tyre evropiane, duke nënvizuar sfidat e veçanta me të cilat përballet secili…

Kosova ka formalizuar tri marrëveshje financiare me Bashkimin Evropian përmes ligjeve të publikuara të mërkurën, më 21 tetor 2026, në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Bëhet fjalë për ratifikimin e…

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nesër do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Ceremonia është planifikuar të nisë nga ora…

Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka ngritur aktakuzë ndaj J.J, i dyshuar për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i…

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj ka falënderuar Bedri Hamzën për angazhimin e tij në krye të PDK-së. Totaj e ka cilësuar dorëheqjen e tij si fisnike e cila sipas tij hap një rrugë të re…

Komisioni për Komunitete miraton Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

“Situatë pak jostabile”, çka po paralajmëron meteorologu Rugova?

Kjo është gjendja shëndetësore e Gani Gecit

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e Protestës të ashtuquajtur `Studentore`

Si e kuptonte Hegeli Diplomacinë në kohën e tij ?

Mos të jemi indiferentë ndaj rinisë sonë!

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….

Aktorja e njohur u shfaq me një kombinim rozë, teksa mbajti për dore bashkëshortin Jake Bongiovi gjatë një daljeje…

Ylli i reality-show-t, Kim Kardashian, ka festuar ditëlindjen e saj të 46-të me stil, duke tërhequr vëmendjen me dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *