POLITIKATË FUNDIT

Haradinaj publikon poezinë e Dritëro Agollit: Unë s’jam nga ata që ikin nga lufta

Deputeti dhe ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ndarë në rrjetet sociale poezinë “Në luftë” të poetit të ndjerë shqiptar, Dritëro Agolli, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Poezia, e cila trajton qëndresën, guximin dhe përballjen me padrejtësinë e dhimbjen njerëzore, përcjell një mesazh të fortë përballë vështirësive dhe sfidave.

Në vargjet e saj, Agolli shpreh vendosmërinë për të mos u tërhequr përballë përballjeve, duke shkruar:

Unë s’jam nga ata që ikin nga lufta, Kur marrin në trup një gërvishtje, As nga ata që heshtin, të futur në tuta, Kur i pështyjnë me tallje e skërmitje.

Unë jam gjithmonë mes luftës mizore Dhe them: “Sikur dhe luftë mos ketë, Për dhimbjen e madhe njerëzore Do ndizja luftën me retë.” (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *