Hapet Java Globale e Ndërmarrësisë në 200 shtete përfshirë Kosovën
Me organizim të Innovation Centre Kosovo (ICK), dhe nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është hapur sot zyrtarisht Java Globale e Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Week), e cila shënohet në 200 shtete të botës, nga 16-22 Nëntor.
Me moton “Entrepreneurs Thrive Here”, përgjatë #GEW2026 në Kosovë organizohen mbi 30 ngjarje, forume biznesesh, takime, tryeza diskutimi, gara, dhe takime frymëzuese të komunitetit. Kalendarin e plotë të aktiviteteve e gjeni këtu .
Përveq kryeministrit Kurti, pjesë e ceremonisë hapëse ishin edhe Mërgim Cahani (Gjirafa), Uranik Begu (Plug and Play), Dorina Grezda, Gem Maloku (NLB Banka), dhe Marigona Ujkani (Coca-Cola Kosova).
GEW 2026 në Kosovë mbështetet nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit , Kryeqyteti Prishtina , Kosovo Investment and Enterprise Support Agency – KIESA , NLB Banka sh.a. Prishtinë , Wolt , InstaBuilt , World Link Towers , KODE Labs , Toyota Kosova , Coca-Cola HBC Kosova, dhe Telegrafi.com
Java Globale e Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Week – GEW) është një fushatë ndërkombëtare e cila feston dhe promovon inovatorët, krijuesit e vendeve të reja të punës dhe individët që sjellin ide të reja në jetë, duke nxitur rritjen ekonomike dhe zhvillimin shoqëror.
E themeluar në vitin 2008 nga Fondacioni Kauffman dhe e organizuar nga Global Entrepreneurship Network (GEN) , kjo ngjarje mbahet çdo vit gjatë javës së dytë ose të tretë të muajit nëntor, në më shumë se 200 vende të botës, përfshirë edhe Kosovën e Shqipërinë.
