POLITIKATË FUNDIT

Hamza pritet të dorëhiqet nga posti i kryetarit të PDK-së

Zhvillime të papritura po ndodhin brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku kryetari i saj, Bedri Hamza, raportohet se ka vendosur të largohet nga drejtimi i subjektit politik.

Hamza tashmë ka marrë vendimin për dorëheqje dhe pritet që ky zhvillim të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim.

Vlora Çitaku përmendet si personi që pritet ta marrë përkohësisht drejtimin e PDK-së, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së kryetares, deri në përfundimin e procesit të zgjedhjeve të brendshme.

Megjithatë, ende nuk është sqaruar nëse Hamza do të vazhdojë ta ushtrojë detyrën gjatë periudhës së tranzicionit apo nëse drejtimi do t’i kalojë menjëherë Çitakut.

Hamza nuk pritet të kandidojë për një mandat tjetër në krye të PDK-së, ndërsa partia pritet të nisë përgatitjet për zgjedhjet e brendshme dhe Kuvendin Zgjedhor, i cili është paralajmëruar për vitin e ardhshëm.

Bedri Hamza ishte zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës më 17 nëntor 2025, duke pasuar Memli Krasniqin.

Ai ka një karrierë të gjatë politike dhe institucionale, gjatë së cilës ka ushtruar funksionet e ministrit të Financave, guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, deputetit dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *