Grumbuj mbeturinash në trotuaret e Prishtinës, gjendja vazhdon të jetë e rënduar
Grumbuj mbeturinash nëpër trotuare vazhdojnë të jenë pamje të zakonshme në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, edhe gjatë mbrëmjes së sotme.
Pamje të tilla janë vërejtur edhe në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë, ku mbeturinat janë grumbulluar në hapësirat e destinuara për këmbësorë.
Gjendja me mbeturina në kryeqytet vazhdon të mbetet e rënduar, si pasojë e problemeve në grumbullimin e tyre nga Kompania Rajonale e Mbeturinave (KRM) “Pastrimi”, si dhe ndryshimeve në orarin e punës së deponisë në Mirash nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK).
Kjo situatë ka bërë që mbeturinat të vazhdojnë të grumbullohen në hapësira publike, duke krijuar shqetësime për banorët dhe duke ndikuar në pastërtinë e kryeqytetit.
