TË FUNDIT

Golden Eagle Ylli vazhdon marshimin në Superligë, mposht edhe Vëllaznimin

Golden Eagle Ylli po kalon në një seri pozitive në Superligën e Kosovës në basketboll, ku të shtunën regjistroi fitoren e tretë radhazi, duke triumfuar ndaj Vëllaznimit me rezultat 100:86.

Në përballjen e zhvilluar në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, skuadra vendase e nisi më mirë takimin dhe e mbylli çerekun e parë me epërsi minimale, 25:23.

Megjithatë, Ylli e mori kontrollin e lojës në dhjetëminutëshin e dytë. Therandasit shënuan 29 pikë kundrejt 22 të Vëllaznimit, duke shkuar në pushim me rezultatin 52:47 në favor të tyre.

Pas rikthimit nga pushimi, të dyja skuadrat zhvilluan një çerek të baraspeshuar, që përfundoi 20:20. Vendimi për fituesin u mor në dhjetëminutëshin e fundit, kur Ylli rriti ritmin dhe fitoi periudhën me rezultat 28:19, duke siguruar triumfin me 14 pikë diferencë.

Davontrey Thomas ishte lider i skuadrës fituese me 26 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime, ndërsa Khalil Shabazz kontribuoi me 21 pikë, shtatë asistime dhe një kërcim.

Në anën tjetër, paraqitja individuale e Kentrell Pullianit nuk mjaftoi për ta shpëtuar Vëllaznimin nga humbja. Ai e përfundoi ndeshjen me 28 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.

Me këtë rezultat, Golden Eagle Ylli vazhdon serinë e fitoreve në kampionat, ndërsa Vëllaznimi regjistron humbjen e katërt, krahas një fitoreje të arritur deri më tani./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *