GLPS: Kosovës nuk i mjafton ambicia politike, duhen reforma konkrete për integrim në BE
Kriza politike dhe vonesat në zbatimin e reformave evropiane i kanë kushtuar vendit me humbje të performancës në sundimin e ligjit, administratën publike dhe zhvillimin ekonomik, ndërsa Kosova mund të ketë humbur mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, si pasojë e vonesave në zbatimin e reformave.
Kështu u tha në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), me temën “Rruga e Kosovës drejt BE-së pas bllokadës politike: Nga momentumi në reforma”, ku u diskutua për zbatimin e Agjendës së Reformave dhe perspektivën evropiane të vendit.
Drejtoresha ekzekutive e GLPS-së, Njomza Arifi, tha se bllokadat politike për më shumë se dy vjet kanë pasur kosto të konsiderueshme për vendin, jo vetëm në kohë, por edhe në performancën institucionale dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Sipas saj, vlerësimet e Qeverisë tregojnë se Kosova mund të ketë humbur mbi 40 milionë euro nga përfitimet e mundshme të Planit të Rritjes, megjithëse për këtë duhet pritur edhe vlerësimi i Bashkimit Evropian.
Arifi: Përmasat që kanë qenë deri në qershor mund të jenë humbur mbi 40 milionë euro
“Bllokadat që janë më shumë se përafërsisht dy vite, ka bërë që të ketë mungesë performance, dhe na ka kushtuar shumë. Jo vetëm në kohë, por edhe në mungesë performance në sundim të ligjit, në administratë publike, në zhvillim ekonomik, dhe në përmirësim të jetës së qytetarëve. Kjo është pjesë më e madhe në implementimin e agjendës së reformave për Kosovën, por edhe nga një vlerësim i qeverisë thuhet se përmasat që kanë qenë deri në qershor mund të jenë humbur mbi 40 milionë euro. Natyrisht, për këtë duhet pritur edhe vlerësimin e Bashkimit Europian. Tani, kemi shumë pak kohë deri në fund të dhjetorit, për të implementuar edhe 27 masa të tjera të cilave ju kalon afati përfundimisht në 31 dhjetor të këtij viti, dhe gjithë plani i rritjes, apo agjendës së reformave, deri në fund të gushtit të vitit të ardhshëm. Pra, koha nuk është në anën tonë, në njërën anë kemi urgjencë për të implementuar hapa reformues, kurse në anën tjetër mbetet po aq e rëndësishme që këto reforma të mbesin cilësore, dhe të mos implementohen veç sa për të qenë pjesë e agjendës së reformave”, tha Arifi.
Duke folur për perspektivën evropiane të Kosovës, Arifi vlerësoi se vendi duhet të përgatitet jo vetëm për anëtarësim të mundshëm në BE, por edhe për mundësitë e pjesëmarrjes më të hershme në politikat dhe mekanizmat evropianë, përfshirë format e integrimit gradual.
Arifi: Kosovës nuk i mjafton ambicia politike, duhen reforma konkrete për integrim në BE
“Në këtë kontekst, është shumë e rëndësishme të diskutohet edhe mbi perspektivën evropiane të Kosovës, e veçanërisht tani është shumë e rëndësishme për shkak se po diskutohen edhe forma të reja të zgjerimit, përfshirë edhe integrimin gradual. Kosova duhet të përgatitet jo vetëm për një anëtarësim të mundshëm në të ardhmen, por edhe për mundësitë e pjesëmarrjes më të hershme në politikat dhe mekanizmat evropianë. Për këtë, na duhen rezultate, nuk mjafton që të jemi vetëm populli më pro-evropian në Ballkan, por nuk mjafton as vetëm ambicia deklarative politike, por duhet të ketë edhe reforma të prekshme të cilat implementohen. Në anën tjetër, natyrisht BE duhet të ofrojë një perspektivë për Kosovën”, tha Arifi.
Ndërkaq, autori i raportit dhe hulumtuesi i GLPS-së, Besar Gërgi, gjatë prezantimit të përditësimit të Agjendës së Reformave për semestrin e tretë, bëri të ditur se, sipas raportimit të Qeverisë, janë zbatuar 18 nga 62 reforma të parapara deri më tani.
Gwrgi: Qeveria ka raportuar se janë përmbushur 7 nga 13 hapa reformues që e kanë pasur afatin përfundimtar qershor 2026
“Qeveria ka raportuar se janë përmbushur 7 nga 13 hapa reformues që e kanë pasur afatin përfundimtar qershor 2026. Pra, kanë qenë të semestrit të dytë, qershor 2025, e kanë pasur 1 vit periudhë tolerimi deri në qershor të vitit 2026, dhe këtu flasim për një, le të themi, shkallë zbatimi pak më shumë se 50 pwr qind. Ndërkohë, ka dalur edhe raporti i parë zyrtar i qeverisë, është i publikuar në web-faqen e Zyrës së Kryeministrit, ku thuhet se nga 62 reforma në total sa kanë qenë deri tash, janë zbatuar 18, që do të thotë diku një shkallë zbatimi prej rreth 29 pwr qind. Pra, nëse flasim në përqindje, shkalla e zbatimit nuk është më e larta e mundshme. Kur flasim në aspektin financiar, Kosova mund të përfitojë deri në 883 milionë euro nga plani i rritjes, deri më tani ka përfituar vetëm nga parafinancimi prej 7 pwr qind”, tha Gërgi.
Ai bëri të ditur se një nga pengesat kryesore për procesin ka qenë mosratifikimi i marrëveshjeve, që kishte pamundësuar raportimin zyrtar të Qeverisë së Kosovës te Komisioni Evropian.
Gwrgi: Problemi më i madh këtu ka qenë mosratifikimi i marrëveshjeve
“Dhe problemi më i madh këtu ka qenë mosratifikimi i marrëveshjeve, që e pamundësonte raportimin zyrtar të qeverisë së Kosovës te Komisioni Evropian, raporti i parë zyrtar është dorëzuar më 15 korrik, tashmë jemi në pritje të vlerësimit të Komisionit Evropian, dhe vetëm kur del ky vlerësim do të kemi një pasqyrë të saktë dhe të plotë se çfarë është zbatuar dhe çfarë jo. Por po ashtu vlen të ceket se në qershor u përmbyll edhe afati i katërt nga 7 në total, pra janë 7 semestra të agjendës së reformave, në fund të vitit do ta përmbyllim edhe semestrin e pestë, dhe i gjithë instrumenti për rritje përfundon në shtator të vitit të ardhshëm”, tha ai.
Hulumtuesi i GLPS-së theksoi se Kosova nuk ka më një vit të plotë në dispozicion për zbatimin e reformave, duke vlerësuar se ngecjet e deritanishme shpjegohen në masë të madhe nga kriza politike.
Gërgi: Sa i përket zbatimit, duhet të kemi parasysh se nuk kemi asnjë vit të plotë përpara nesh
“Pra, sa i përket zbatimit, duhet të kemi parasysh se nuk kemi asnjë vit të plotë përpara nesh. Folëm pak a shumë për një shkallë të ulët zbatimi dhe ngecje të shumta, dhe kjo padyshim shpjegohet në masë të madhe për shkak të krizës politike. Nëse flasim në disa data, pra më 11 shkurt u konstitua Kuvendi dhe u formua qeveria, vetëm dy ditë më pas janë ratifikuar dy marrëveshje, pra ajo e facilitetit dhe huamarrjes, dhe më 19 mars është emëruar koordinatori kombëtar”, tha ai.
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret që pas fitores së Listës Studentore në Serbi të rifillojë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve dhe që të dyja…
Të mërkurën, prej orës 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, do të mbahet protestë kundër vrasjes së grave. Protesta do të zhvillohet me thirrjen “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë…
Gjykata Themelore në Pejë njofton se sot (26 tetor) ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Pejë ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, lidhur me veprën penale “Kanosja”. “Në Gjykatën Themelore…
Amina Nuraj ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse deputeti në zgjedhjet e mbajtura në Serbi, duke falënderuar shqiptarët për mbështetjen dhe mesazhet që ka marrë pas përfundimit të procesit zgjedhor. Përmes…
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur nga Arlinda Zekaj. Sipas tij, viktima kishte pretenduar në një parashtresë se një…
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka kërkuar hetim të plotë, të pavarur dhe efektiv për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, si dhe për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve që e kishin trajtuar…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë këtë të hënë një seancë të jashtëzakonshme plenare. Seanca mësohet se do të mbahet në orën 15:00, ku në fokus do të jetë vrasja e një gruaje e cila u regjistrua…
Aleanca ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve në të gjitha nivelet institucionale që kanë pasur përgjegjësi në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra dje në Vitomiricë të Pejës. Shefi i Grupit Parlamentar të…
Deputetët e Komisionit për Legjislacion kanë kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, e cila, tri ditë para se të vritej, kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar sot se rikthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, në Kuvend duhet të trajtohet në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit. Haxhiu ka thënë se,…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar sot sqarime nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me ndryshimet që synohen të bëhen në Ligjin për Dhomat e Specializuara, pas rikthimit të tij në…
Kryenegociatori për integrimin evropian, Jeton Zulfaj, theksoi se asnjë reformë e paraparë në kuadër të Agjendës së Reformave nuk do të mbetet pa u zbatuar, pavarësisht vonesave në përmbushjen e afateve. Ai ka theksuar se,…
Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka publikuar një tjetër letër të së ndjerës Arlinda Zekaj, e cila mbeti e vrarë me një mjet të mprehtë në Vitomiricë të Pejës. Për rastin, është raportuar se i…
Prokuroria Themelore në Pejë ka reaguar përsëri lidhur me vrasjen tragjike të Arlinda Zekajt, duke sqaruar veprimet e ndërmarra nga institucionet pas kërkesës së saj për zbatimin e një vendimi gjyqësor dhe trajtimin e rasteve të…
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist u bën thirrje qytetarëve të protestojnë të mërkurën në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për mbrojtjen e grave dhe drejtësi për viktimat e…
Analisti politik nga Shqipëria, Ilir Kulla, e ka cilësuar largimin e Aleksandar Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit nga skena politike si ndryshim epokal për rajonin. Sipas tij, ky zhvillim shënon fundin e një klase politike ultranacionaliste në Serbi, të…
Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka shpallur të papranueshme një pjesë të ankesave të Pjetër Shalës. Për pjesën tjetër, ka konstatuar se nuk kishte shkelje të Kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare për…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për rezultatin e arritur në zgjedhje, ku sipas rezultateve preliminare, Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate, ndërsa gara mbetet e…
Rrjeti i Grave të Kosovës bën thirrje për pjesëmarrje në marshimin kundër femicidit, i cili do të mbahet sot, duke filluar nga ora 12:00, me kërkesën që parandalimi i vrasjeve të grave të trajtohet si urgjencë…
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:30, do të realizojë një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, me qëllim adresimin e rastit të vrasjes së Arlinda Sylaj Zekaj. Sipas njoftimit, aksioni…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, mbrëmë në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar hetim të plotë nga organet përgjegjëse. Në reagimin e saj Kryetarja Haxhiu ka…
Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar raport të detajuar për trajtimin e rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj. Ai ka autorizuar edhe analizimin e veprimeve institucionale ndaj saj, pas vrasjes më 25 tetor në Pejë. Sipas njoftimit të Zyrës së…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën në mbrëmje në Vitomiricë të Pejës. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit…
Kyetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kritikuar institucionet për dështimin në mbrojtjen e grave nga dhuna. Gjini ka veçuar fjalinë e shkruar nga Arlinda Zekaj: “Uroj që të mos jepni llogari…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, pas vrasjes së Arlinda…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar hetim urgjent, të plotë dhe të paanshëm për rastin, përfshirë trajtimin e kërkesave të…
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, e cila, tri ditë para se të vritej, kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun me të cilin…
Deputeti gjerman i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), Maximilian Krah, ka reaguar pas humbjes së Aleksandër Vuçiqit në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi. Në një postim në platformën X, ai ka shkruar se e djathta duhet të…
Punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Infrakos” kanë protestuar të hënën para Stacionit Hekurudhor në Fushë Kosovë, duke kërkuar indeksimin e pagave dhe paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve sindikale, deri në…
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka miratuar me shtatë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së…
Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve doganore në një dërgesë postare, kanë zbuluar kanabis. Gjatë kontrollit të dërgesës, përmes pajisjeve të skanimit, si dhe bazuar në dyshimet e krijuara nga zyrtari doganor,…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorroli, ka kërkuar llogaridhënie nga prokurorja Suada Hamza për trajtimin e rastit të Arlinda Zekaj. Ai e ka akuzuar prokuroren se nuk e kishte dëgjuar kërkesën e saj për mbrojtje. Duke iu referuar…
Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentore të sigurojë shumicën në parlamentin e ri. Sipas vlerësimeve paraprake të CRTA-s, Lista Studentore kryeson…
Në postimet e tyre në Facebook, të dy thanë se koalicioni ka marrë 27.230 vota, duke e cilësuar rezultatin si “arritje historike”. “Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të…
Avokatja Adelina Hoxha, e cila përfaqësonte tani më të ndjerën Arlinda Zekajn në çështjet që lidheshin me dhunën në familje dhe kontestin për fëmijën e saj, ka drejtuar akuza të rënda ndaj institucioneve pas vrasjes…
Arlinda Zekaj, e cila u gjet e vrarë në Vitomiricë të Pejës, kishte dorëzuar më 22 tetor një parashtresë në Prokurorinë Themelore në Pejë, duke kërkuar veprime urgjente ndaj zyrtarëve përgjegjës për…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar hetim të plotë dhe të pavarur për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në trajtimin e…
Lista e Studentëve – Studentët Fitoren ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, duke i dhënë fund dominimit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit në pushtet. Sipas projeksioneve…
Dy komisione parlamentare do të mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës për të shqyrtuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Mbledhjet do të mbahen në orën 09:00 dhe…
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të shqyrtojë procesverbalin e mbledhjes së kaluar dhe propozimin për rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare. Sipas rendit të ditës, në mesin e çështjeve që pritet të…
Policia e Kosovës ka bërë të ditura detaje për rastin e rëndë në Vitomiricë të Pejës, ku një grua u gjet e vrarë të dielën në mbrëmje, pak para se rasti i dhunës në familje ishte raportuar në…
Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Pejë, duke drejtuar akuza ndaj institucioneve të shtetit për mënyrën se si, sipas saj, është trajtuar rasti i viktimës para se t’i merrej…
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”/ Këto fjalë i shkroi Arlinda Sylaj Zekaj në një letër drejtuar…
Arlinda Sylaj Zekaj, 49-vjeçare, u vra mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, vetëm pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpi nga Stacioni Policor, ku kishte raportuar dhunë në familje. Për vrasjen dyshohet kunati i saj, i…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke e cilësuar arritje të jashtëzakonshme bashkimin politik të shqiptarëve dhe rritjen e përfaqësimit…
Koalicioni Shqiptar pritet të sigurojë dy mandate në Parlamentin e Serbisë, sipas rezultateve dhe përllogaritjeve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura të dielën, më 25 tetor. Sipas këtyre rezultateve, Shaip Kamberi dhe Visar…
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Serbi kanë sjellë një rezultat të rëndësishëm për përfaqësimin politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Koalicioni Shqiptar ka siguruar mbi 27 mijë vota dhe,…
Gjykata e Apelit pranoi 3,527 lëndë të reja gjatë shtatorit
Haziri: S’kemi hequr dorë nga kërkesat tona – nëse institucionet heshtin, ne do kërkojmë llogari
Dita e Shën Nënë Terezës
Nëna e Liridona Ademajt ngushëllon familjen Zekaj: E di mirë çfarë do të thotë kur ta marrin fëmijën
Zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi, si ato të 14 majit 2025 në Shqipëri!
Çka po ndodhë me Ligjin për Dhomat e Specializuara!?
Në zgjedhjet parlamentare të djeshme në Serbi, studentët e mposhtën qeverinë radikal-nacionaliste të Aleksandar Vuçiçit
Kosova nuk mund të jetë peng i politikës së Beogradit
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Modelja britanike Christine McGuinness ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një video nga qëndrimi i…
Harry Styles dhe Zoe Kravitz kanë dëshmuar se janë në harmoni edhe sa i përket stilit të veshjes, teksa u shfaqën…
