Gjoks pule në salcë kremoze me perime – një ide e shijshme
Nëse po kërkoni një ide të thjeshtë dhe të shijshme, gjoksi i pulës në salcë kremoze me perime është një zgjedhje ideale.
Pula kombinohet me brokoli, karota dhe bizele, ndërsa salca përgatitet me ajkë për gatim, lëng pule dhe pak limon, që i jep gjellës një shije të freskët.
– 1 brokoli i vogël, 2 karota dhe 150 g bizele
– 1 qepë dhe 2 thelpinj hudhër
– 200 ml ajkë për gatim dhe 150 ml lëng pule
– Pak lëng dhe lëvore limoni
– Vaj ulliri, gjalpë, miell dhe erëza sipas shijes
Easy Marry Me Chicken www.youtube.com
Priteni pulën në copa të vogla, rregullojeni me kripë, piper dhe spec të kuq, pastaj skuqeni derisa të marrë ngjyrë të artë.
Në të njëjtën tigan kaurdisni qepën dhe karotat, shtoni hudhrën, brokolin dhe bizelet.
Spërkatni perimet me miell, shtoni gradualisht lëngun e pulës dhe ajkën për gatim, duke i përzier derisa të krijohet një salcë e njëtrajtshme.
Më pas, riktheni pulën në tigan dhe lëreni të gatuhet edhe 8–10 minuta, derisa mishi të jetë pjekur plotësisht dhe salca të trashet.
Në fund, shtoni pak lëng limoni dhe majdanoz të freskët. Kjo pjatë mund të shërbehet e vetme ose e shoqëruar me makarona, duke u kthyer në një drekë të ngopshme dhe të përshtatshme për të gjithë familjen. /Telegrafi/
