TË FUNDIT

Gjinovci: Kosova t’i mbyllë kufijtë e marrëdhëniet me Serbinë deri…

Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar ashpër ndaj Serbisë, duke e cilësuar atë jo vetëm si shtet, por edhe si shoqëri “përfundimisht gjenocidale”.

Gjinovci ka thënë se, sipas tij, nuk ia vlen të vazhdohet përpjekja për marrëdhënie me një shtet dhe shoqëri që glorifikon persona të dënuar për gjenocid.

“Serbia jo vetëm si shtet, por edhe si shoqëri është përfundimisht gjenocidale. Mendoj që nuk ia vlen më me u përpjekë me atë shtet e atë shoqni që glorifikon njeriun e dënum për gjenocid”, ka shkruar Gjinovci.

Ai ka propozuar që Kosova t’i mbyllë të gjithë kufijtë dhe të ndërpresë çdo marrëdhënie me Serbinë, deri në, siç është shprehur ai, normalizimin e shoqërisë serbe.

“Kosova ish dashtë me i mbyllë krejt kufijtë edhe me ndërpre çdo marrëdhënie me Serbinë deri kur të normalizohet si shoqni, ndoshta dikur në shekullin e ardhshëm”, ka deklaruar ai.

Në reagimin e tij, Gjinovci është ndalur edhe te varrimi me nderime shtetërore, duke kërkuar që ceremonia të transmetohet drejtpërdrejt në mediat botërore.

“Përndryshe funeralin me nderime shtetnore duhet me u angazhu me ia transmetu live në mediat botnore, me e pa krejt bota çfarë shoqnie gjenocidale e shteti gjenocidal është Serbia”, ka shkruar Gjinovci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *