TË FUNDIT

Gjilani kthehet te fitorja, triumfon ndaj Drenicës

Gjilani i ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Drenicës, në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës.

“Skifterët” triumfuan me rezultat 3-0, në sfidën që e dominuan nga fillimi.

Armend Thaqi u tregua i saktë nga pika e bardhë për të kaluar Gjilanin në epërsi (22’).

Drenica pastaj kishte rastin e artë për t’u kthyer në lojë mirëpo Aurel Limani dështoi nga penalltia (50’).

Ndërsa, fitoren e vulosi Mevlan Zeka pas një asistimi të Oltion Bilallit (65’).

Sulmuesi gjakovar, në fundin e ndeshjes gjeti rrjetën edhe një herë për 3-0, duke e shënuar golin e fundit të takimit.

Me këtë fitore, Gjilani ngjitët në pozitën e tretë me 14 pikë ndërsa Drenica zë vendin e shtatë me 10 sosh./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *