TË FUNDIT

Gjesti lajmerohet live: ‘A pe sheh dashnia…shumë shpejt baba!’” (VIDEO)

Gjesti është rikthyer me disa postime në rrjetet sociale, duke iu drejtuar fansave pas një periudhe më të qetë online dhe duke paralajmëruar se së shpejti do të jetë sërish më aktiv.

Në një video të publikuar teksa po voziste, artisti foli me humor për mungesën e komunikimit me ndjekësit, duke pranuar se gjatë kësaj periudhe e ka kuptuar edhe më shumë mbështetjen që merr prej tyre.

“Ku jeni, pash familjen? Më ka marrë malli për ju. Shumë jeni tu më mungu. Qetash po ia di vlerën, veç qetash e di sa po më doni ju mu”, u shpreh ai.

Gjatë videos, Gjesti vuri re edhe disa fansa në një automjet tjetër, të cilët e përshëndetën sapo e panë.

Ai ua ktheu përshëndetjen dhe reagoi me entuziazëm:

“A pe sheh dashnia? Kqyre dashnia”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *