Gjergj Kastrioti si “Princ i Ri”: Një analizë krahasuese me teorinë politike të Makiavelit
Për të kuptuar thellësinë e pengesave aktuale që bllokojnë ecjen e natyrshme europiane të Dardanisë dhe Arbërisë, është e domosdoshme të kthehemi te modeli i parë dhe më i rëndësishëm i shtetbërjes sonë kombëtare: Epoka e artë e Gjergj Kastriotit (Skënderbeun). Ndryshe nga perceptimi sipërfaqësor historik që e sheh atë thjesht si një strateg ushtarak, komandant apo luftëtar të lirisë, Skënderbeu përfaqëson mbi të gjitha pararendësin gjenial të strukturave të shtetit modern, duke u shfaqur si arkitekti i ligjit dhe garanti i parë i rendit institucional.
Ai institucionalizoi për herë të parë konceptin e bashkimit politik përmes Besëlidhjes së Lezhës në vitin 1444, duke e shndërruar një hapësirë të copëtuar e anarkike feudalësh në një entitet juridik të vetëm, ku interesi i përgjithshëm kombëtar triumfoi mbi egot e veçuara klanore. Në këtë pikë, modeli i Gjergj Kastriotit qëndron në antitezë të plotë me anarkinë institucionale dhe mentalitetin e huaj që u imponua më vonë në trojet tona. Gjergj Kastrioti nuk qeverisi përmes arbitraritetit apo teokracisë fetare, por përmes institucioneve, Këshillit të Krerëve dhe ligjeve të shkruara e të pashkruara të kohës, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe traktatet diplomatike me fuqitë më të larta të qytetërimit perëndimor të asaj kohe. Shteti i tij Arbërit nuk bazohej mbi nënshtrimin e verbër ndaj një ideologjie fetare apo kulti, por mbi detyrën qytetare për të mbrojtur lirinë e atdheut dhe rendin civil. Ky ishte një shtet ku ligji vlente njësoj si për princin ashtu edhe për luftëtarin, dhe ku disiplina ushtarake dhe civile ishte e lidhur organikisht me edukatën dhe kulturën uropiane të kohës Ky model Skënderbegian i shtetit ligjor tregon saktësisht se ku qëndron drita e brendshme e kombit tonë dhe pse mentaliteti islamik që erdhi pas tij përbën një tjetërsim të këtij boshti. Ndërsa shteti i Gjergj Kastriotit kultivonte qytetarinë aktive, përgjegjësinë për fatet e vendit dhe krenarinë kombëtare në kuadër të qytetërimit europian, sistemi otoman dhe ideologjia e saj fetare islamike solli një mentalitet nënshtrimi, ku ligji i shtetit shihet me mosbesim dhe ku individi nuk edukohet si qytetar me të drejta dhe detyra, por si një subjekti i nënshtruar ndaj dogmës fetare dhe hirit të pushtetarit(sulltanit). Ky ndryshim drastik mentaliteti mbolli farën e asaj hipokrizie sociale ku ligji sabotohet, rendi shpërfillet dhe shteti nuk konsiderohet si shtëpia e përbashkët e rregullit, por si një mekanizëm për t'u shfrytëzuar apo mashtruar në emër të besnikërive të tjera ideologjiko-fetare,partiake apo klanore..
Skënderbeu përfaqëson mishërimin më perfekt dhe më realist të „Princit të Ri“ të Makiavelit
Kur Nikolla Makiaveli shkruante veprën e tij gjeniale „Il Principe(Princi)“, ai kishte një qëllim të qartë gjeopolitik: të gjente dhe të frymëzonte një udhëheqës të aftë për të bashkuar Italinë e copëtuar, për të krijuar një rend të ri shtetëror dhe për të dëbuar pushtuesit e huaj barbarë. Për të ilustruar këtë model të liderit suprem, të cilin ai e quajti „Princi i Ri“ (Il Principe Nuovo), Makiaveli iu drejtua figurave të lashtësisë ose dështimeve bashkëkohore si Çezare Borxhia. Megjithatë, një vit përpara se Makiaveli të lindte në Firence në vitin 1469, në bregun tjetër të Adriatikut kishte mbyllur sytë një nga burrështetasit e mëdhenjë europian që kishte jetuar, qeverisur dhe triumfuar saktësisht sipas parimeve të tij teorike: Gjergj Kastrioti(Skënderbe). Edhe pse i panënëvizuar drejtpërdrejt në tekstet makiaveliste, Skënderbeu përfaqëson mishërimin më perfekt dhe më realist të „Princit të Ri“ në të gjithë historinë e Europës së Rilindjes.
Shtylla e parë ku Skënderbeu dhe teoria makiaveliste gjejnë një përputhje absolute është koncepti i „Virtù“ (virtytit politik dhe ushtarak) përballë „Fortuna“-s (fatit). Makiaveli argumenton se princat që bazohen vetëm te fati humbasin sapo fatet ndryshojnë, ndërsa ata që ndërtojnë shtetin përmes virtytit dhe aftësive të tyre arrijnë të hedhin rrënjë të tmerrshme që i rezistojnë çdo stuhie. Kthimi i Gjergj Kastriotit në Krujë në vitin 1443 është rasti shembull i këtij parimi. Pa asnjë ushtri të huaj pas vetes, pa premtime apo ndihmë fillestare nga fuqitë e mëdha të Europës së asa kohe, ai u kthye në atdhe si një individ i zhveshur nga mjetet materiale, por i pajisur me një gjenialitet të jashtëzakonshëm strategjik dhe politik. Ai krijoi autoritet, ngriti një ushtri dhe ndërtoi një strukturë shtetërore nga asgjëja, në mes të një kaosi feudal dhe nën hijen e perandorisë më të frikshme të kohës. Ky është saktësisht udhëheqësi që Makiaveli përshkruan: njeriu që përmes forcës së mendjes dhe karakterit të tij e kthen kaosin në rend ligjor.
Pika e dytë, dhe ndoshta më e rëndësishmja në të gjithë mendimin e Makiavelit, është nevoja jetike për një ushtri kombëtare (armate proprie). Te „Arti i Luftës“ dhe te „Princi“, Makiaveli dënon ashpër dobësinë e shteteve italiane që paguanin mercenarë, duke i quajtur ata të pabesë, pa disiplinë dhe shkatërrues të shtetit. Ai propozonte se vetëm një ushtri e përbërë nga qytetarët që mbronin saktësisht lirinë, pronën dhe familjet e tyre mund të garantonte sovranitetin. Gjergj Kastrioti e zbatoi këtë parim shtatëdhjetë vjet përpara se Makiaveli ta hidhte në letër. Përmes Kuvendit të Lezhës, ai krijoi një ushtri të përbërë nga fshatarët dhe qytetarët arbërorë. Ky organizim ushtarak i bazuar në detyrën qytetare dhe jo në pagesën monetare ishte arsyeja e vetme pse një vend gjeografikisht i vogël arriti të thyente ekspeditat e njëpasnjëshme të sulltanëve më të mëdhenj të historisë otomane. Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) vërtetoi në fushën e betejës atë që Makiaveli po përpiqej t'ua mbushte mendjen princave italianë në letër.
Së fundmi, Skënderbeu shfaqi atë pragmatizëm të lartë politik që Makiaveli e vlerësonte mbi çdo moralizim tjetër fetar. Megjithëse i rrethuar nga një retorikë katolike dhe i nderuar nga papati si kapedan i Krishtërimit europian, në aksionin e tij diplomatik Gjergj Kastrioti nuk u udhëhoq kurrë nga dogmat e verbra, por nga interesi i ftohtë shtetëror e patriotik. Ai bëri aleanca taktike me Mbretërinë e Napolit për të balancuar Venedikun, guxoi të hynte në luftë të hapur me vetë Republikën e Venedikut kur ajo kërcënoi të drejtat e tij sovrane mbi doganat dhe rrugët tregtare, dhe e përdori diplomacinë papale si një mjet për financimin e mbrojtjes kombëtare. Politika e tij e jashtme ishte një lojë shahu e pastër, ku mbijetesa dhe liria e Arbërisë ishin qëllimi i vetëm suprem që justifikonte çdo mjet diplomatik, politik dhe ushtarak.
Fakti që Makiaveli nuk e përmend Gjergj Kastriotin (Skënderbeun) në shkrimet e tij mbetet një nga paradokset më të mëdha historiografike. Kjo heshtje ndoshta shpjegohet me rënien e shpejtë të Arbërisë pas vdekjes së kryeheroit arbëror. Për një mendimtar politik të fiksuar pas suksesit afatgjatë dhe qëndrueshmërisë së shtetit si Makiaveli, është e habitshme se si u anashkalua ky shembull i papërsëritshëm i mbrojtjes së civilizimit të përbashkët europian. Një shpjegim tjetër mund të lidhet me antagonizmin e njohur të Makiavelit ndaj institucionit të Papatit; duke qenë se aleanca e ngushtë e Gjergj Kastriotit me Papët dhe selinë e tyre papale ishte shtylla kurrizore e qëndresës, mendimtari florentin mund të ketë shmangur qëllimisht përfshirjen e kësaj epoke, ndër më të ndriturat për Arbërinë dhe Europën në analizat e tij. Megjithatë, ngjashmëria strukturore e veprimeve të tyre dëshmon se Skënderbeu ishte pikërisht ai „Princ i Ri“ që Europa e Rilindjes kishte nevojë të studionte: modeli i burrë shtetit që mbron qytetërimin përmes ligjit, institucioneve, ushtrisë kombëtare dhe një vizioni politik të zhveshur nga çdo iluzion dogmatik. Gjergj Kastrioti dëshmoi se kombi arbëror mund të jetë flamurmbajtës i Europës vetëm atëherë kur udhëhiqet nga parimi i ligjit, institucionit dhe vizionit të qartë gjeopolitik perëndimor. Ai e ktheu shtetin arbëror në një kështjellë të pacënueshme jo vetëm nga fuqia e armëve, por nga fuqia e besës juridike dhe politike. Për këtë arsye, ringritja e Dardanisë dhe Arbërisë së sotme nuk mund të bëhet përmes kompromiseve me mentalitete anadollake që prodhojnë vetëm korrupsion dhe prapambetje kulturore. Kthimi te figura e Gjergj Kastriotit si model i shtetit dhe i ligjit është busulla e vetme që pastron shoqërinë nga hipokrizia pa edukatë qytetare dhe rikthen dinjitetin institucional, duke dëshmuar se rruga jonë natyrore është ajo ku rendi, siguria, ligji dhe liria e individit janë të shenjta.
Edi Rama ka vetëm një mundësi të tregojë lidership. Duhet të dorëhiqet. Kombi i ndarë shqiptar, pas sulmit dinak të Speciales kundër UÇK-së dhe Kosovës, është në betejë me rëndësi dhe Edi Rama duhet…
Katedra universitare duhet të jetë tempulli i dijes, i mendimit të lirë dhe i kërkimit shkencor, jo një territor i mbyllur, i ndarë mes grupeve të interesit dhe i administruar sipas logjikës së pushtetit. Por kur interesat personale, lidhjet…
Për përballimin e protestave masive, më së shumti të rinisë studentore, gjatë rreth 8 orëve më 12 tetor 2026, policia e Edi Ramës- Ervin Demos- Skënder Hitajt… përdori dhunë të ngjashme si policia e Ramiz Alisë, Simon…
Propozimi financiar i Qeverisë së Kosovës, i bërë publik nga senatori Dick Durbin, e kthen idenë e një baze të përhershme amerikane në një temë konkrete diplomatike. Prishtina po i ofron Uashingtonit pikërisht atë që ai u…
Kam frikë se jemi një shoqëri me plot të meta, me përmasa patologjike, të cilat po e tronditin shtetin dhe kombin. Këto tendenca, të cilat po shfaqen kohë pas kohe dhe po shndërrohen në një katastrofë të krimit, duke u marrë…
Rusia me agresionin ndaj Ukrainës, e prishi përfundimisht ëndrrën për një Evropë pa luftë. Tash kjo ëndërr e prishur, po rrezikon që Rusia ta zgjeroj agresionin edhe ndaj EU, me pretekst se financiarisht e ushtarakisht po e ndihmojnë…
Më 12 tetor, brenda pak orësh, u dëgjuan dy qëndrime që nxorën në pah përplasjen e re mes Prishtinës dhe Brukselit. Në Luksemburg, para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, komisionarja për Zgjerim, Marta Kos,…
Është vërtet e çuditshme: sapo kapin një post drejtues, disa njerëz duket sikur bëhen menjëherë profesorë! Falë postit që mbajnë, kërkojnë menjëherë titullin "profesor" dhe sillen sikur kanë…
Mbështetet në një barazpeshë të saktë institucionale,. përballë perspektivës së zgjerimit të ardhshëm i cili mund ta rrisë BE-në në më shumë se 30 shtete anëtare, Së fundmi Komisioni Evropian ka paraqitur…
Në një intervistë për “Bota sot”, deputeti shqiptar, Shaip Kamberi ka vlerësuar se bashkimi politik i shqiptarëve në Serbi dhe dorëzimi i listës së përbashkët zgjedhore synojnë forcimin e përfaqësimit të…
Sinqerisht na vjen keq për bashkëqytetarët maqedonas të cilët janë në hall të madh me identitetin e tyre kombëtar, Greqia mijëvjeçare e parahistorike territorin e Maqedonisë e njeh si pjesë gjeografike e jo identitare…
Këtë shkrim më nxiti ta shkruaj për t’i tërhequr vëmendjen, së pari, politikës shqiptare, që të marrë leksion dhe mësim se si duhet t’i shërbehet kombit dhe atdheut; të marrë mësim nga trashëgimia e…
Nuk i përkas asnjë subjekti politik dhe nuk e shoh të nevojshme që mendimet e mia të arsyetohen përmes ndonjë përkatësie partiake. Kam zgjedhur të shprehem përmes shkrimeve, analizave dhe qëndrimeve të mia, duke trajtuar…
Deklarata e zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçiq, se “herët a vonë flamuri serb do të valojë mbi Prizren”, e bërë gjatë një tubimi elektoral në Rashkë më 7 tetor 2026, është shumë më tepër…
Tani, pasi u qartësua problemi i votimit të Ligjit për Specialen dhe çështja e zgjedhjes së Presidentes, para institucioneve të formuara, duket se ka shumë punë për t’u bërë. Dhe nëse konstatojmë se deri më tani…
Prokuroria kërkon gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin, të cilat të vuhen pas dënimit për krime lufte. Ajo e akuzon për përpjekje për të ndikuar te dëshmitarët. Mbrojtja kërkon pafajësi dhe pohon se bisedat në…
Fidan Jupolli mburret me veturën e tij luksoze aq zhurmshëm, saqë, po ta dëgjonin majmunët e xhunglës, do të mendonin se Tarzani sapo është kthyer nga safari me trofeun e shekullit. Sipas tij, vetura luksoze qenka fryt i punës së tij të…
Protestat janë e drejtë fundamentale e demokracisë për shprehjen e pakënaqësive dhe kërkesave legjitime, sikurse edhe ato që i organizoi për 21 ditë PAN-i dhe OVL-UÇK-ja me «degët» e tyre «Liria ka emër» dhe…
Shqiptarë, mos rrini indiferentë, sepse askujt në botë nuk i intereson më shumë se vetë shqiptarëve që Shqipëria të ndryshojë. Askush, sado mik që ta kemi, nuk i ndien aq shumë hallet, problemet dhe të drejtat tona. Prandaj,…
Ka ardhur një kohë e çuditshme, kur peshorja e vlerave është thyer, por askush nuk nxiton ta riparojë. Në njërën anë qëndron mësuesi, me vite të tëra sakrifice, me duar që kanë shfletuar libra dhe me një zë…
Natën e 6 me 7 tetor, pak minuta pas mesnatës, Kosova mori presidenten e re. Në sallën e Kuvendit, gëzimi ishte i dukshëm, por askund nuk u pa më haptas se në radhët e PDK-së. Përshëndetjet ishin të ngrohta. Mes tyre ishte edhe…
Çfarë do të ndodhte sikur akademikja dhe ekonomistja Justina Shiroka-Pula, në orët e vona të 6 tetorit 2026, ta refuzonte ofertën për t’u bërë Presidente e Republikës së Kosovës? Kjo pyetje nuk është thjesht…
Deklarata se flamuri serb do të valojë një ditë mbi Prizren rikthen në vëmendje pretendimet territoriale ndaj Kosovës dhe ngre pikëpyetje serioze për përkushtimin e Beogradit ndaj paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve. Deklarata…
Në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, më 19 janar 2000, Ekrem Rexha – Komandant Drini, deklaroi se Prizreni ishte çliruar pa pëlqimin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ai kritikoi gjithashtu…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shpesh mburret me frazën e tij “Kam sjellë miq për Shqipërinë”! Këtë frazë ai e përdor për të evokuar dy elementë: – Së pari, për të treguar se përmes…
Neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton qartë se: „Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështjet e besimeve fetare.“ Megjithatë, praktika politike e viteve të fundit…
Pritej dhe paraqitej në rrjetet sociale dhe gjatë deklarimeve publike të disa “azganëve” të OVL–ve (Gucati) si dhe disave nga rradhët e deputetëve të PDK-së se nëse dënohen nga ana e Dhomave Speciale të…
“Jepuni shpresë”. Kjo është këshilla e Linda Liukas, shkrimtare finlandeze, për edukimin digjital të fëmijëve në Kosovë. Në një kohë kur teknologjia dhe zhvillimet e saj, për gjeneratat e reja, në…
Bashkimi i partive politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në një listë të përbashkët zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të 25 tetorit 2026, e ka rikthyer në qendër të debatit publik një…
Pa shqiptarët nuk ka stabilitet të qëndrueshëm, demokraci funksionale dhe integrim të sigurt evropian. Historia e Maqedonisë së Veriut nuk mund të shkruhet duke i lënë shqiptarët në margjinat e vendimmarrjes, as e ardhmja e saj nuk mund…
Në Shkupin e vjetër, ku shteti nuk ndërtohet me ekonomi e rrugë, por me përralla e mitologji, kryeministri Hristijan Mickoski ka gjetur profesionin e tij të vërtetë: historian folklorik i shekullit të X-të. Është vërtet…
Marrëveshja e minutave të fundit shmangu zgjedhjet e reja, por hapi një provë tjetër për shtetin: a do të veprojnë institucionet sipas përgjegjësive kushtetuese edhe kur kjo bie ndesh me interesat e partive që i mundësuan…
Ata të katër u dënuan më 16 shtator. Katër ditë para, më 12 shtator, u bë një protestë paradhënie. Në sheshet e Prishtinës dolën qytetarët për t’u soludarizuar me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin,…
Vërtetë jemi dëshmitarë të hidhëruar tej mase, me sjelljet e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, por jo për Shqipërinë dhe shqiptarët e bashkuar si komb në tanësi! Pse bëri koketime me armikun më të…
Këtu arrijmë te thelbi. Nëse duam të ndryshojmë Shqipërinë, duhet të fillojmë nga arsimi. Por jo nga fasada e arsimit. Jo nga numri i universiteteve. Jo nga numri i diplomave. Jo nga statistikat administrative. Jo nga ceremonitë. Jo nga…
Z.nj Urime për zgjedhjen tuaj në kreun e Presidencës së Republikës së Kosovës. Me rastin e zgjedhjes suaj në detyrën më të lartë dhe tejet të rëndësishme shtetërore Z.nj Presidente e kam nderin të ju…
Kombi është një fis i madh, është si një familje e madhe.Qeveria dhe politika duhet të sillen me përgjegjësi humane dhe prindërore, të jenë shërbëtorë dhe të punojnë për të mirën kombëtare,…
Tani PDK-ja e mori pikërisht atë që nuk e dëshironte: lejen e Albin Kurtit për të rënë, e qetë dhe pa nxitim, në kurthin që ia kishte ngritur vetë Albinit. Prandaj i bëja thirrje Kurtit të mos e prishte. Ta linte…
Ana Roch, ish-presidente e Grand Conseil-it të Gjenevës në një intervistë për “Bota sot”, flet për lidhjen e saj të veçantë me Kosovën, kontributin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe rëndësinë e…
Periudha nga 9 shkurti i vitit 2025 e deri më 6 tetor 2026 do të kujtohet në historinë e Kosovës si kohë krize institucionale e shkaktuar nga inatet politike dhe personale politikanëve të saj. Zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të kaluar nuk prodhuan…
Bota po hyn në një periudhë të ndryshimeve të thella strategjike. Rendi ndërkombëtar, i cili për dekada u mbështet në një ekuilibër të caktuar të fuqive, në aleanca tradicionale dhe në institucione…
Në prag të zgjedhjeve parlamentare, “Bota sot” sjell një intervistë me kandidaten e “Koalicionit Shqiptar”, Amina Nuraj, e cila vjen nga Sanxhaku. Ajo thotë se kandidimi i saj nuk është vetëm një angazhim personal, por një…
Demonstratat e ditëve të fundit kundër vendimeve të Gjykatës Speciale duhet të na bëjnë të reflektojmë më shumë sesa të na shtyjnë drejt zemërimit. Sepse, pavarësisht bindjeve tona për Gjykatën Speciale dhe…
Reforma territoriale nuk është thjesht një çështje e ndarjes së hartës administrative të vendit. Ajo është, në thelb, një çështje e organizimit të jetës së njerëzve në territor, e shpërndarjes…
Presidentin e Kosovës duhat ta zgjedhë populli, verdikti i tij, REFERENDUMI ,dhe jo “vullneti” pazar i kryebajraktarëve tw partive politike dhe i disa deputetëve. Kjo është zgjidhja e cila pamundëson kriza. Pse nuk interesohet politika kosovare…
Zgjedhja e Presidentes dhe proceset për Dhomat e Specializuara të Republikës së Kosovës me seli në Hagë, e shpërfaqën sërish rrezikun e tregtimit të institucioneve për interesa të ngushta. Kur karrigia e kryetarit të…
E humbët rastin të ngriheni në nivelin e duhur, por jeni aq naivë saqë do t’i kushtojë votuesit të ndershëm të LDK-së së Dr. Ibrahim Rugovës. E humbët hapin me fajin tuaj, duke rënë në mënyrë drastike…
Nga provokimi i Daçiqit te vrasja e Drinit: Çfarë tha komandanti për Shtabin e Përgjithshëm, Prizrenin dhe Mitrovicën?
Çfarë do të ndodhte sikur zonja Justina Shiroka-Pula ta refuzonte ofertën për Presidente të Kosovës?
Prizreni në shënjestër të Daçiqit, retorika e vjetër serbe që rrezikon paqen në Ballkan
A mund ta falë presidentja Thaçin?
Vetëm dorëheqja e Edi Ramës e ndal protestën!
Thirrje shqiptarëve – mbështeteni protestën e tretë të madhe studentore
Lideri që rrah popullin e vet e humb legjitimitetin të udhëheqë popullin
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Modelja Brooks Nader ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke rikrijuar një nga pamjet më të njohura…
Myleene Klass ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Sky Arts Awards, ku u…
