TË FUNDIT

Gjendet pa shenja jete 46-vjeçari i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Një 46-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët, është gjetur pa shenja jete në fshatin Rahovicë të Ferizajt.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Rasti është raportuar më 14 tetor 2026, rreth orës 19:20, në Stacionin Policor në Ferizaj, pasi familjarët nuk kishin arritur të kontaktonin me 46-vjeçarin, i cili ishte larguar nga shtëpia.

Gjatë kërkimeve në zonën e Parkut të Pishave, në Rahovicë, është gjetur vetura e tij e markës “Shkoda”, me targa të huaja.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë angazhuar njësitë relevante policore, përfshirë njësinë K9, si dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Pas disa orësh kërkime, personi është gjetur pa shenja jete. Edhe ekipet e emergjencës dhe njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, rrethanat e rastit janë duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura në raportin vijues. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *