TË FUNDIT

Gjenden 26 mijë e 900 franga zvicerane gjatë një kontrolli në Vërmicë, shoqërohen dy persona në polici

Policia e Kosovës ka gjetur 26 mijë e 900 franga zvicerane gjatë kontrollit të një automjeti në fshatin Vërmicë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 12 tetor, rreth orës 21:15, kur zyrtarët policorë, gjatë patrullimit, kanë hasur në dy automjete, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të Shqipërisë.

Automjetet drejtoheshin nga dy persona, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të automjetit me targa vendore, policia ka gjetur një shumë prej 26 mijë e 900 frangash zvicerane.

Sipas raportit, të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.

Rasti është iniciuar si “Shpëlarje parash”. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *