Gërvalla: Në qendër të çdo përpjekjeje për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore duhet të jetë pacienti
Në qendër të çdo përpjekjeje për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore duhet të jetë pacienti. Kështu është deklaruar ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Sipas Gërvallës, cilësia e shërbimeve shëndetësore mbetet një nga treguesit më të rëndësishëm të funksionimit të një sistemi shëndetësor.
Në qendër të çdo përpjekjeje për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore duhet të jetë pacienti, mirëqenia e tij dhe e drejta për kujdes shëndetësor cilësor.
Mbrëmë, në hapjen solemne të Konferencës së Parë Ndërkombëtare për Cilësinë e Shërbimeve Shëndetësore, u vu në qendër një nga sfidat dhe përgjegjësitë më thelbësore të çdo sistemi shëndetësor, garantimi i kujdesit cilësor, të sigurt dhe dinjitoz për çdo pacient.
E organizuar për herë të parë nga Ministria e Shëndetësisë, kjo konferencë është një platformë e rëndësishme për bashkimin e ekspertizës vendore dhe ndërkombëtare, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e standardeve në sistemin shëndetësor.
Cilësia e shërbimeve shëndetësore mbetet një nga treguesit më të rëndësishëm të funksionimit të një sistemi shëndetësor, sepse përcakton jo vetëm standardin e kujdesit që ofrohet, por edhe besimin e qytetarëve në institucionet shëndetësore.
Prandaj, i uroj suksese Ministrit z. Arben Vitia dhe ekipit të Ministrisë së Shëndetësisë në këtë nismë dhe në punën e mëtejshme për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vendin tonë.
