TË FUNDIT

Gazetari Jeton Sopa tregon çfarë ndodhi në protestë: Më kapën, më shtynë dhe më goditën

Gazetari Jeton Sopa ka reaguar pas sulmit ndaj tij gjatë protestës së sotme pranë Kuvendit të Kosovës.

Sopa ka treguar se, derisa po tentonte të ndiqte seancën e Kuvendit, disa protestues e kanë fyer dhe kërcënuar, duke e akuzuar se është shok i Fatmir Shehollit. Ai ka thënë se u ka treguar edhe kartelën e veteranit të UÇK-së, por pavarësisht kësaj, situata është përshkallëzuar.

Sipas Sopës, disa persona e kanë rrethuar, kapur, shtyrë dhe goditur. Ai ka bërë të ditur se ndodhej në stacionin policor për ta raportuar rastin.

Gazetari ka deklaruar se sulmi, sipas tij, lidhet me punën e tij në publikimin e hulumtimeve dhe fakteve për keqpërdorime.

“Nëse këta mendojnë se me kërcënime dhe sulme të tilla mund ta ndalin të vërtetën, e kanë shumë gabim” , ka shkruar Sopa.

Sot, rreth orës 10:00, kam shkuar për ta ndjekur seancën e Kuvendit të Kosovës.

Fillimisht jam drejtuar te hyrja zyrtare e Kuvendit, aty ku zakonisht hyjnë gazetarët. Policia më tha se nuk mund të hyja në këtë pjesë, pasi protestuesit kishin bllokuar hyrjen e Kuvendit, dhe më sugjeruan të shkoja te hyrja tjetër, nga ana e Komunës.

Kur dola te hyrja tjetër, edhe aty policia nuk më lejoi të futesha në oborrin e Kuvendit. Për këtë arsye, qëndrova në zonën mes protestuesve dhe policisë, aty ku ishin vendosur edhe gazetarët.

Pas disa minutash, disa persona, të cilët mbanin kapele me mbishkrimin “Liria ka emër”, filluan të më fyenin dhe të më kërcënonin me fjalë të cilat nuk mund t’i përsëris.

Më kërkuan të largohesha nga aty, duke më akuzuar se jam shok i “UDB-ashit” Fatmir Sheholli. Njëri prej tyre mori një logo ngjitëse të UÇK-së, gjoja për të më “testuar” nëse do ta vendosja.

Me shumë mirësjellje e mora dhe e vendosa në xhaketë afër zemrës, duke u thënë se jam ish-ushtar i UÇK-së dhe se kjo është, padyshim, krenaria më e madhe e jetës sime.

Për t’ua dëshmuar këtë, nxora kartelën e veteranit të UÇK-së dhe ua tregova, duke u thënë se më kishin ngatërruar me dikë tjetër dhe se unë nuk jam shok i Fatmir Shehollit.

Duke pasur përvojë në situata të tilla dhe duke e ditur se turmat mund të përshkallëzojnë shumë shpejt në sulme, në asnjë rast nuk ua ktheva fyerjet apo kërcënimet. Qëndrova i qetë përballë personave që më kishin rrethuar.

Duke qenë se policia ishte prezente në vendngjarje, u thashë qartë se i zbatoj vetëm urdhrat e policisë dhe se kam ardhur aty në cilësinë e gazetarit. Kërkova të më linin të qetë për ta kryer punën time si gazetar.

Mirëpo, siç duket, ata kishin marrë një tjetër “urdhër”… për të më sulmuar. Më kapën, më shtynë dhe më goditën.

Tash ndodhem në stacionin e policisë, duke pritur për ta raportuar rastin.

Pasi rasti u bë publik, më kanë ardhur dhjetëra informacione për personat që më kanë sulmuar dhe tashmë, pak a shumë, e kam të qartë se kush mund të jenë personat që qëndrojnë prapa këtij sulmi.

E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të punës sime si gazetar, e cila ka të bëjë me hulumtimet dhe publikimin e fakteve për hajnitë dhe dallaveret e pikërisht këtyre personave që sot u prijnë protestave nën logon e UÇK-së.

Nëse këta mendojnë se me kërcënime dhe sulme të tilla mund ta ndalin të vërtetën, e kanë shumë gabim.

Sepse e vërteta nuk frikësohet përballë rrenës dhe mashtrimit.

Prandaj, unë frikësohem nga frikacakët që e sulmojnë të vërtetën.

Në pamundësi për t’ju përgjigjur veç e veç, ju falënderoj të gjithëve që më keni mbështetur publikisht dhe që më keni shkruar edhe privatisht.

Qytetarë të mbledhur jashtë Kuvendit të Kosovës po kërkojnë nga deputetët që të votojnë në lexim të dytë Projektligjin për Dhomat e Specializuara. Disa protestues kanë hedhur mjete, ndërsa në protestë…

Analisti Shkëlzen Gashi ka kritikuar opozitën për mënyrën e veprimit, duke thënë se vendimet e marra nga inati mund të sjellin pasoja negative. “Kur vepron prej inatit, zakonisht s’e zgjedh atë që të shërben ty, por atë…

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, pas përplasjeve mes deputetit të kësaj partie, Arian Tahiri, dhe kryesueses së Kuvendit, Albulena Haxhiu. I vetmi deputet…

Projektligji për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka kaluar leximin e parë në Kuvendin e Kosovës. Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se…

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka kërkuar që të votohet mocioni për shmangien e procedurave për shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për…

Njohësi i çështjeve ligjore nga Instituti Demokratik i Kosovës, Vullnet Bugaqku, paralajmëron se Kuvendi mund ta shkelë Rregulloren e punës dhe, për pasojë, Kushtetutën, nëse projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e…

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka reaguar pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës të Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, në vlerë prej 60…

]Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë seancës së sotme u ka bërë thirrje protestuesve që po qëndrojnë para Kuvendit që të ruajnë qetësinë dhe karakterin paqësor të protestës. Haxhiu ka…

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Driton Gojanin kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Në procesin e votimit morën pjesë 69 deputetë. Gojani siguroi 62 vota, ndërsa kundërkandidati Ymer Fejzullahu mori 7…

Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, ka miratuar tri projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve financiare me Bashkimin Evropian në kuadër të programeve IPA 2021, IPA 2022 dhe IPA 2026–2027. Deputetët kanë…

Kuvendi i Kosovës ka nisur procedurën për zgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), me opozitën që ka kritikuar mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve të propozuar…

Janë thyer dritaret e zyrave të Kuvendit të Kosovës, ndërsa protestuesit kanë sulmuar me mjete të forta hapësirat e Kuvendit. Pavarësisht miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara,…

Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është publikuar në faqen e Kuvendit të Kosovës. Nisma, e cila tashmë është miratuar në lexim të parë, parasheh disa…

Saim Tahiraj ka reaguar pas mospjesëmarrjes së deputetëve të LDK-së në votimin e ndryshimeve të Ligjit për Gjykatën Speciale, duke e cilësuar këtë qëndrim si të përputhshëm me qëndrimet e anëtarësisë…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje protestuesve para Kuvendit që të ruajnë qetësinë dhe karakterin paqësor të protestës. “E drejta për protestë është e garantuar me…

Pas miratimit në lexim të parë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, Kuvendi po vazhdon punimet me pika të tjera të rendit të ditës. Ende nuk është bërë e ditur nëse projektligji për Specialen do…

Gazetari i “Kosova News”, Jeton Sopa, është sulmuar fizikisht sot nga disa protestues pranë objektit të Kuvendit të Kosovës. Sipas raportimeve, gazetari është goditur me shuplakë në kokë nga njëri prej protestuesve, i cili…

Edhe pas miratimit të projektligjit në lexim të parë, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës. Çlirim Haziri, një nga organizatorët e protestës, tha se protesta nuk përfundon me votimin e…

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk kanë marrë pjesë në votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, në lexim të parë. Projektligji u votua në seancën…

Kryeministri Albin Kurti tha se për zbatimin e një strategjie shtetërore dhe kombëtare lidhur me proceset në Hagë, Kosovës i duhen institucione funksionale. “Për ta zbatuar strategjinë na duhen institucione funksionale – president dhe qeveri…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do t’i mbështesë ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ndonëse i ka cilësuar ato si veprime të ngutshme. Kurti, duke folur në Kuvend, tha…

Ramush Haradinaj nga Aleanca tha se partia e tij do t’i votojë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Sipas Haradinajt, anulimi i Dhomave të Specializuara “do të ishte përgjigjja e drejtë për fyerjen që na është…

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se partia e saj nuk mund të bëhet pjesë e nismës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Duke folur në seancën e Kuvendit ku po…

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara janë një çështje që, sipas tij, “i tejkalon përmasat e një partie dhe mandatet e disa qeverive”. “Është një…

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, tha se çështja që po diskutohet sot në Kuvend është dashur të zgjidhej që në vitin 2015, kur, sipas saj, është dashur të kishte më shumë…

Avokati Arianit Koci ka reaguar për ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke ngritur shqetësime lidhur me mënyrën se si synohet të bartet kontrolli i kushtetutshmërisë nga Dhoma Kushtetuese në Hagë te Gjykata…

Deputeti i PDK-së dhe propozuesi i projektligjit, Përparim Gruda, tha para Kuvendit se themelimi i Dhomave të Specializuara ishte i lidhur në thelb me pretendimet për trafikim organesh. Sipas tij, proceset gjyqësore të zhvilluara në Hagë kanë…

Alban Krasniqi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka reaguar lidhur me votimin e ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara, duke shprehur kritika ndaj qëndrimit të LVV-së dhe PDK-së. Krasniqi ka…

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë kërkuar nga Kuvendi të miratojë Projektligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë. Duke hyrë në objektin e Kuvendit para nisjes së seancës plenare, nënkryetarja e…

Situata para Kuvendit të Kosovës është tensionuar gjatë protestës së zhvilluar për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Gjatë protestës, disa protestues janë parë duke u përplasur me pjesëtarë…

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me veteranë të tjerë, i është bashkuar protestës që po mbahet para Kuvendit të Kosovës. Gucati, në një prononcim…

Qindra qytetarë janë mbledhur para hyrjeve kryesore të Kuvendit të Kosovës, në kohën kur pritet të nisë seanca plenare, ku në rend të ditës është miratimi i Projektligjit për ndryshimin e ligjit për Dhomat e…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka bërë të ditur se mbrëmjen e së dielës është përballur me kërcënime serioze, përfshirë edhe kërcënime për vrasje, pas qëndrimeve të tij politike lidhur…

Komisioni për Legjislacion në mënyrë unanime ka miratuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. I njëjti do të procedohet për miratim në shqyrtim të parë në…

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ndryshoi orarin e protestës së paralajmëruar për sot, duke e zhvendosur atë në orën 09:00, kur pritet të nisë edhe seanca e…

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, më 5 tetor 2026, seancë të jashtëzakonshme plenare, duke filluar nga ora 09:00. Në njoftimin e Kuvendit bëhet e ditur se në rendin e ditës janë 22 pika, ndër to ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit…

Reagimi i Endrit Thaçit, i cili u bëri thirrje partive politike që të bashkohen për miratimin e ndryshimeve ligjore që do t’u mundësonin ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së të…

“Jo në emrin tim” njoftoi se sonte gjithë natën do të qëndrojnë para dyerve të Kuvendit, ndërsa nesër do të mbajnë protestë nga ora 8:00. “Sonte qëndrojmë para dyerve të Kuvendit. Pa dallime partiake….

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ndryshoi orën e mbajtjes së protestës të hënën (5 tetor). Protesta e caktuar më parë për në orën 12:00, do të mbahet në orën 9:00, para Kuvendit…

Një koment në rrjetet sociale, ku bëhet thirrje për ekzekutimin e Rexhep Selimit “sapo të kthehet në trojet shqiptare”, ka nxitur reagimin e bashkëshortes së tij, Shqipe Mehmeti Selimi. Ajo e ka cilësuar rastin si tejet serioz dhe i ka…

Edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mbahet protesta “Jo në emrin tim” kundër aktgjykimit dënues ndaj drejtuesve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Është protesta e 19-të,…

Pas mbi tri orësh e gjysmë të mbledhjes të grupit parlamentar dhe Kryesisë, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media u shpreh optimist se nesër do të votohet projektligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit…

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës, në seancën e nesërme, ta miratojë Ligjin për Specialen në të dyja leximet, duke theksuar se procesi nuk duhet të shndërrohet në…

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ashpër ndaj PDK-së lidhur me iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në një postim në rrjetet sociale, Gjinovci e akuzon PDK-në se po tenton ta vendosë Kurtin në pozitë të…

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” kanë ndaluar para shtëpive të tyre kryetarët e grupeve parlamentare të LVV-së, PDK-së dhe AAK-së, përkatësisht Arbërie Nagavcin, Arian Tahirin dhe Besnik Tahirin, duke u…

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka ftuar në takim mbledhje Grupit Parlamentar të kësaj partie për t'i njoftuar mbi takimin e djeshëm mes tij dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Para gazetarëve, Hamza tha…

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka folur për media para takimit me Kryesinë dhe Grupin Parlamentar të kësaj partie. Hamza është ndalur sërish te çështja e ndryshimit të Ligjit për Dhomat e…

Kurti pranon urime nga Gjermania, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi

Tahiri flet për zgjedhjen e presidentit: Nuk shoh reflektim të situatës

Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën lidhur me aktgjykimin e Speciales

Driton Gojani zgjidhet kryesues i Bordit të ZRRE-së

Kuvendi votoi, por diplomacia sapo fillon

Nga Ukraina në Lindjen e Mesme – bota përballë një rendi të ri sigurie-pasigurie

Kush bën keq në heshtje paguan me .. Skandal

Kur shoqëria humb kufirin mes publikes dhe privates

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….

Dafina Zeqiri ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke shkëlqyer me stilin dhe elegancën që e…

Aktorja britanike Hannah Waddingham tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në Javën e Modës në Paris, ku mori pjesë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *