Gazetarët nga Maqedonia e Veriut u ndaluan në kufirin serb
Ekipet e gazetarëve nga Maqedonia e Veriut që udhëtonin për në Beograd për zgjedhjet e sotme parlamentare, dje u ndaluan në kufirin me Serbinë, me ç’rast përkohësisht u janë marrë pasaportat. Për rastin njoftoi gazetari Aleksandar Spasovski në një lajmërim për „Sitel“.
“Më shumë se dy, ndoshta dy orë e gjysmë na u morën pasaportat. Me gjasa po kryheshin kontrolle të caktuara“, deklaroi Spasovski. Sipas tij, përveç ekipit të „Sitel“, kanë pritën edhe gazetarë të tjerë nga Maqedonia e Veriut. Pas ndalimit, atyre u është lejuar hyrja në Serbi. Autoritetet kufitare nuk kanë dhënë ndonjë arsye zyrtare për ndalimin në pikën kufitare Tabanoc. Në Serbi sot po mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Vendvotimet do të jenë të hapura nga ora 7 deri në orën 20.
