POLITIKATË FUNDIT

Gacaferi: Lumir Abdixhiku i ka punët pisk, nuk e ka as Vjosa Osmanin pas vetes

Anëtari i Lëvizjes Guxo, Luan Gacaferi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke pretenduar se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndodhet në një pozitë të vështirë politike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gacaferi aludoi se mbledhja e nënshkrimeve për Kuvendin Zgjedhor të LDK-së është arritur me mjete financiare, pa paraqitur prova për këtë pretendim.

Ai gjithashtu u shpreh se Abdixhiku nuk e ka mbështetjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke shtuar se, sipas tij, “koha do ta vërtetojë” këtë.

Postimi i Gacaferit:

Do thotë Gazi i Pejës ja paska arritur qëllimit për t’i mbledhur nënshkrimet!

Veç një Zot e dinë dhe ata qe i kanë marr lekët, sa ka kushtuar një nënshkrim!

Siç edhe ju thash sot më herët, Lumiri i ka punët pisk, sikurse vazhdoj me besu se fati i Lumirit veç është i vendosur, nuk ka shpëtim!

Nuk fitohet lufta kundër gardës së vjetër, kundër PDK’së, kundër lehesve me pagesë e kundër oligarkëve vetëm me Paris Gurin si të vetminë besnik qe e ka në radhët e veta!

Koha shumë shpejt do e vërtetoj se Lumiri nuk e ka as zonjën Osmani, pas vetës edhe pse në pamje duket si e afërt me Lumirin! Si zakonisht e edhe këtë herë zonja Osmani është me kush t’fiton

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *