TË FUNDIT

FSK-ja stërvitet bashkë me Amerikën, Kroacinë dhe Shqipërinë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar qytetarët se nga 21 shtatori deri më 2 tetor 2026 do të zhvillohet ushtrimi fushor “VALOR SHIELD 2026”.

Në këtë ushtrim do të marrin pjesë FSK-ja, Policia e Kosovës dhe ushtritë partnere nga SHBA-ja, Kroacia dhe Shqipëria.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës.

Kjo lëvizje do të bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *