TË FUNDIT

Frikë te Hansi Flick, Bayern Munich e bën prioritet afrimin e yllit të Barcelonës

Bayern Munichu e sheh Dani Olmon si objektivin kryesor për afatin kalimtar të verës së ardhshme, në rast se vendos të bëjë ndryshime në repartin ofensiv.

Sipas gazetës spanjolle Sport, gjiganti gjerman ka identifikuar mesfushorin e Barcelonës si një nga objektivat kryesorë për sezonin e ardhshëm, ndërsa drejtori sportiv i bavarezëve, Max Eberl, raportohet se është një admirues i madh i reprezentuesit spanjoll.

Versatiliteti i Olmos, i cili mund të luajë në disa pozita në repartin ofensiv, e bën atë një opsion tërheqës për Bayern Munichun.

Klubi gjerman mund të ndërmarrë hapa konkretë për transferimin e 28-vjeçarit nëse Jamal Musiala ose Michael Olise largohet nga skuadra. Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë marrëveshje të konfirmuar.

Olmo ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2030 dhe, pavarësisht konkurrencës së madhe për një vend në formacionin titullar të trajnerit Hansi Flick, thuhet se dëshiron të vazhdojë karrierën te gjiganti katalunas./ Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *