TË FUNDIT

Formacionet zyrtare: Kosovë – Izrael: Një nga prurjet e reja debuton si titullar

Kombëtarja e Kosovës do të jetë nikoqir i Izraelit, në kuadër të xhiros së pestë për Ligën e Kombeve.

“Dardanët” duhet me patjetër t’i arkëtojnë pikët e plota, me objektivin për ta siguruar pozitën e dytë në Ligën B.

Përzgjedhësi Franco Foda i ka qëndruar besnik formacionit si zakonisht, ndërsa kapiteni i Zurichut Lindrit Kamberi do të debutojë si titullar, si pasojë e mungesës së dyshes Albian Hajdari dhe Lumbardh Dellova.

Befasia më e madhe është se portieri Amir Shaipi do të jetë nga minuta e parë në vendin e Aro Muric.

Veldin Hoxha duket se e ka fituar garën me Elvis Rexhbecajn për mesfushë pranë Leon Avdullahut, ndërsa sulmi do të vazhdojë të jetë i njëjti, pra Edon Zhegrova e Milot Rashica do t’i ndihmojnë Vedat Muriqit.

Kosovë : Shaipi; Kamberi, Hajrizi, Krasniqi; Gallapeni, Hoxha, Avdullahu, Vojvoda; Zhegrova, Rashica, Muriqi.

Izrael : Da. Peretz; Dasa, Shlomo, Yehosha, Nachmias, Stoinov; Abada, Do.Peretz, Azoulay, Gloukh; Tociomiti

Kujtojmë, përballja do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 15:00./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *