TË FUNDIT

Eurogoli i Kristjan Asllanit po e bën dallimin, Shqipëria në epërsi ndaj San Marinos

Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë ndaj San Marinos.

Edhe pse “Kuq e Zinjtë” po dominojnë në “Air Albania”, vetëm Kristjan Asllani ka arritur ta tundë rrjetën e kundërshtarëve.

Asllani realizoi një eurogol nga distanca për ta lënë portierin plotësisht të shtangur dhe i dhënë epërsinë Shqipërisë.

Rey Manaj kishte disa mundësi shënimi megjithatë assesi s’ia doli t’i finalizojë.

Faktikisht, edhe San Marino rrezikoi në fund, mirëpo portieri i Egnatias Mario Dajsinani ia mohoi golin me një pritje fantastike./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *