TË FUNDIT

Ende pa vendim të gjykatës, si ndodhi vrasja e 15 vjeçarit nga shqiptari dhe greku në Gjermani?

21 shtatori i këtij viti ka qenë ditë e kobeshme për një 15 vjeçar në Marsberg-Essentho të Gjermanisë, i cili mbeti i vdekur nga sulmi me thikë.

E për vrasjen e tij, po dyshon dy persona, shqiptar Albin B. 23 vjeçar dhe greku Alex O. 22 vjeçar.

Mediat gjermane, saktësisht Bild , ka raportuar se ngjarja kishte ndodhur pas një festë dhe deri më tani kanë dal aludime të ndryshme, duke u thënë se sulmi ndodhi pas një zënke ku 15 vjeçari dhe një 18 vjeçar bashkë me të u grinden me shqiptarin dhe grekun, për një borxh prej 200 euro.

Po ashtu, kishte edhe aludime tjera që të miturit ishin duke mbrojtur dy shoqe të tyre, kur u sulmuan nga dy të dyshuarit, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, pas ngjarjes, të rinjtë ishin arratisur dhe pas publikimit të fotografive të tyre nga ana e policisë gjermane, ata u dorëzuan stacionin policor të Hammit.

Për ta u caktua një masë arresti, por, mediat gjermane ende nuk kanë raportuar për vendim gjykate.

Nga ana tjetër, Bild ka raportuar edhe për gjendjen shpirtërore të prindit të 15 vjeçar, i cili ishte alivanosur pasi dëgjoi lajmin e trishtë për birin e tij.

Të tri familjet, janë në pritje të një vendimi për këtë ngjarje të rënd. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *