TË FUNDIT

Ekstradohet nga Italia për në Kosovë, i kërkuari me letërrreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 14.10.2026 ka bërë ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Italia për në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letërrreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprat penale: “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Italisë.

I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë, rajoni i Mitrovicës për vazhdim me procedurat e tjera ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *