E pazakontë – Portieri brazilian do të bëhet baba i dy vajzave me dy gra të ndryshme, të cilat janë shtatzëna në të njëjtën kohë
Një histori e pazakontë nga bota e futbollit brazilian ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale.
Portieri i Corinthians, Hugo Souza, 27 vjeç, pritet të bëhet baba i dy vajzave me dy gra të ndryshme, të cilat janë shtatzëna në të njëjtën kohë.
Lajmi u raportua më 18 dhe 19 nëntor nga disa prej mediave kryesore braziliane, përfshirë UOL dhe Veja, ndërsa u konfirmua edhe nga përfaqësuesit e futbollistit për median UOL.
Njëra prej tyre është Rauany Barcellos, 23 vjeçe, ish-e fejuara e portierit, e cila aktualisht ndodhet në muajin e tetë të shtatzënisë. Vajza e tyre do të quhet Pétala. Çifti i dha fund fejesës në prill të këtij viti, ndërsa shtatzënia e Rauany u bë publike në muajin korrik.
Foto: Rauany Barcellos/Instagram
Por, ajo nuk është e vetmja që pret një fëmijë me futbollistin. Influencuesja Rai Araújo ka konfirmuar gjithashtu se është shtatzënë dhe se babai i vajzës që pret është Hugo Souza.
Ajo ka bërë të ditur se ndodhet në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ndërsa vajza e saj pritet të lindë rreth dy muaj pas fëmijës së parë të portierit. Sipas raportimeve të mediave braziliane, Hugo dhe Rai njihen që nga viti 2022, ndërsa janë afruar sërish pas përfundimit të fejesës së tij me Rauany.
Foto: Rai Araújo/Instagram
Influencuesja ka rrëfyer se shtatzënia nuk ishte e planifikuar dhe se fillimisht e kishte përjetuar këtë situatë me frikë dhe vështirësi emocionale. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e portierit kanë konfirmuar se ai po ofron mbështetjen e nevojshme për të dyja nënat dhe fëmijët, duke kërkuar njëkohësisht respektimin e privatësisë së personave të përfshirë.
Kështu, Hugo Souza pritet të përjetojë një periudhë të veçantë në jetën e tij private, pasi brenda pak muajsh do të bëhet baba i dy vajzave nga dy marrëdhënie të ndryshme. /Telegrafi/
